Home Sporti E KRYER/ Manc...

E KRYER/ Manchester City transferon Grealish për një shifër rekord në Premier League

8
0

Manchester City është shumë pranë transferimit të Jack Grealisht nga skuadra e Aston Villas për shifrën e 100 milionë paundëve.

Sipas medieve britanike, gjithçka pritet të kompletohet para përballjes së “qytetarëve” në Community Shield këtë të shtunë me Leicesterin. Grealish ka qenë tek Aston Villa që kur ishte 6 vjeç dhe është përballur me një dilemë të madhe për të lënë klubin e fëmijërisë ku është rritur.

Talenti anglez nuk e ka fshehur kurrë admirimin për Kevin de Bruyne dhe ka një marrëdhënie miqësie të ngushtë me Phil Foden, shokun e tij të skuadrës tek Anglia, teksa puna me Guardiolën i jep atij mundësinë për të rritur edhe më tej progresin e tij si lojtar.

Transferimi prej 100 milionë paundësh vendos një tjetër rekord të Premier League, duke parakaluar 89 milionë paundët që Manchester United i pagoi Juventusit për Paul Pogba në vitin 2016-ën.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit