Home Aktualitet “E morë...

“E morët peng në ditën e saj më të lumtur”

300
0

Nga Artan Hoxha-

Në ditët e para të muajit gusht ka ndodhur një prej pengmarrjeve më të bujshme në historinë e Shqipërisë.

Sot, në ditët e fundit të muajit gusht pamë një tjetër pengmarrje, por live.

Kryeministri i Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe një taborr me ministra të qeverisë morën peng live, në bulevardin “Deshmoret e Kombit” kampionen e sapo shpallur te Europes në 3000 metra, Luiza Gegën.

Çdo qytetar i kryeqytetit apo çdo shqiptar që ka dalë qoftë dhe një herë të vetme për një shëtitje nga liqeni artificial e ka parë me sytë e tij ku stervitet Luiza Gega.

Diten, kur kampionia e re e Europës duhet të shijonte me shumë se kurrë lavdinë e sakrificës së saj, duke triumfuar përtej çdo pengese në këtë vend, Luiza Gegen e moren peng për ta privuar nga shija e krenarisë së të qenit kampion europian  i një vendi të vogël.

E moren peng në mënyrën më të shëmtuar për të përfituar sadopak nga lavdia e saj, nga suksesi i saj, nga sakrifica dhe mundi i saj, nga dashuria që shqiptarët e thjeshtë kanë për kampionen e tyre të sakrificës.

Edhe diten kur duam të përshendesim dhe duartrokasim një kampione europe, që na përfaqeson me mire se askush tjetër, pa piken e turpit, faqe gjithë shqiptarëve e merrni peng dhe shfaqeni para ekraneve duke na detyruar të degjojmë perrallat dhe kapardisjet tuaja.

Jeni mjeranë!

Shumë mjeranë!

Po pse, nuk e dime ne se çfarë ka hequr Luiza Gega për të mbërritur këtu, ku mberriti?!

Po pse nuk e kemi parë Luiza Gegen të stërvitet dhe vrapojë në çdo livadh, shteg, asfalt, beton apo skerk te këtij vendi, për t’u bërë kjo që është sot?!

Po pse kemi harruar ne, se si Luiza, fill e vetme ka sakrifikuar, në shi dhe në zhegun e vapes, aty ku nuk ka pista tartani e tapete atletike, sepse qeveritarët, politikanët dhe kryebashkiakët, mbreterit e betonit dhe shkaterruesit barbarë më të medhenj te komplekseve sportive te vendit, nuk lanë asnjë centimetër pistë atletike në Tiranë.

Pikerisht në kryeqytetin e vetëm europian, që nuk ka një pistë atletike, por ka kampione europe në atletikë.

Në kryeqytetin që sot e nderon Luizen me shume se askend tjetër, si kampionia më e re e SAKRIFICES në këtë vend.

Të gjithë shqiptarët e dinë sot me shumë se kurrë që kampione Europe dhe kampione e sakrificave të çdo shqiptari për të ecur përpara në këtë vend të keqeverisur, është Luiza Gega dhe jo ju, që e moret peng në diten me të lumtur të jetës së saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit