Home Aktualitet E pabesueshme...

E pabesueshme/Babai i Kristjan Shpendit futet në fushë dhe godet portierin që i dëmtoi djalin (VIDEO)

2496
0

Një episod i pabesueshëm ka ndodhur në fundin e ndeshjes Cesena-Olbia, ndeshje në Grupin B të Serisë C. Në minutën e 90-të, me fitoren e vendasve falë golit të Corazza-s, babai i sulmuesit shqiptar, Cristian Shpendit (Cesena) zbriti nga tribunat e stadiumit Manuzzi deri në fushë për të sulmuar portierin, Filippo Rinaldi. Duke përfituar edhe nga fundi i tensionuar i ndeshjes, goditi me grusht në fytyrë Rinaldin.

Sipas asaj që është mësuar, çmenduria e babait të Shpendit është motivuar nga një goditje që portieri Rinaldi i kishte dhënë djalit të tij gjatë ndeshjes, teksa sulmuesi u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi në vetull. Përveç babait të Shpendit, Cesena tani rrezikon një gjobë dhe skualifikim të fushës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit