Home Aktualitet E premtja e z...

E premtja e zezë? Si humbën jetën 11 persona ditën e djeshme në Shqipëri

30
0

Dita e djeshme ishte e zezë për disa familje në vendin tonë, të cilët humbën të afërmit e tyre në mënyrë tragjike.

Ngjarja më e rëndë ishte ajo në liqenin e Banjës ku katër anëtarë të së njëjtës familje humbën jetën duke u mbytur në ujërat e liqenit.

Të vdekur mbetën Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu të gjithë nga fshati Cingar.

Polumbarët e RENEA-s arritën të nxirrnin trupat e pajetë në orët e vona të së premtes.

Dy viktima të tjera u shënuan në plazhet e Durrësit dhe Tales. Njëra ngjarje ndodhi në plazhin e Durrësit ku një 68-vjeçar në Porto Romano rreth orës 19:20 sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore, ku ka gjetur vdekjen.

Ngjarja tjetër ndodhi në plazhin e Tales ku humbi jetën një 52-vjeçar.

Një 45-vjeçar bojaxhi po ashtu ka humbur jetën dje teksa lyente muret e një ndërtese pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

Si pasojë e tre aksidenteve të rënda ndërruan jetë tre persona të tjerë ditën e djeshme.

Njëra viktimë ishte në aksin Elbasan-Peqin, ku si pasojë e një aksidenti humbi jetën një 58-vjeçar, ndërsa viktima tjetër u shënua në fshatin Fortuzaj në Tiranë, ku një “Range Rover” ra në humnerë dhe mbeti pa jetë një person ende i pa identifikuar. Si pasojë e një tjetër aksidenti në Himarë, ka humbur jetën një 40-vjeçar në fshatin “Shën Vasil”.

Dife Gërdani ndodhej në shtëpi kur humbi jetën tragjikisht dje duke rënë në kontakt me rrymën elektrike, ndërsa po tentonte të piqte bukën në furrë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit