Home Aktualitet E qëlloi me g...

E qëlloi me gr*usht në Kuvend, deputeti Vullnet Sinaj fal kolegun Nallbati: Incident i krijuar nga Berisha

52
0

Pas ngjarjes në Kuvend, deputeti socialist, Vullnet Sinaj fal kolegun e tij demokrat, Bledion Nallbati edhe pse ky i fundit i goditi me grusht në seancën plenare të së hënës. Sinaj ka bërë me dije se e ka hedhur pas si episod, pasi nuk ka asgjë personale me kolegun e tij.

“E kam falur Nallbatin. Nuk kam asgjë personale me të”, ka thënë Sinaj, i cili përgjegjës bën Sali Berishën. “Është një incident i krijuar nga Sali Berisha për ti shpëtuar drejtësisë shqiptare. E kam falur. Nuk ishte personale. Personalisht nuk do bëj denoncim, por do jem pjesë e grupit PS nëse ata do të ndërmarrin një vendim do të jem. Jashtë seancës i thashë Nallbatit pse e bënte atë veprim pasi kishim raporte normale. Përgjigjja e tij ishte se e kisha me kartën jo me ty”.

Kurse Bledion Nallbati u përjashtua nga seanca. Në një reagim për mediat, ai tha se ishte një veprim që nuk nderon askënd. “Nuk ia vlen që të merremi me diçka që nuk nderon askënd”, tha ai. Opozita nga ana e saj pretendon se mazhoranca nuk përfill kërkesat e tyre, e për rrjedhojë kanë ndjekur këtë rrugë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit