Home POLITIKE E reja nga Ko...

E reja nga Korça: Na bënë meme se fitojmë 4 mijë dollarë, por flemë 2 orë! Rama: Do ju quajnë patronazhistë

622
0

Kryeministri Edi Rama vijon turin në qarkun e Korçës, ku këtë pasidte gjatë një takimi me të rinjtë, një vajzë, Vojsava, që është e vetëpunësuar në tregun online si ”content creator” ka kujtuar deklaratën e vitit të kaluar duke thënë se u bënë meme për shifrat që fitojnë, por kishte diçka që nuk i pëlqente.

Para Ramës ajo u shpreh se kanë harruar të kujtojnë se bëjnë vetëm 2 orë gjumë për të fituar të ardhurat dhe u shpreh se jo të gjithë marrin deri në 4 mijë euro në muaj.

Kurse Ram iu përgjigj duke i thënë se mund të marrin edhe më shumë se aq, por nuk ka pse të shqetësohet kur arrin suksesin. Duke qeshur u shpreh se pasi u bënë meme, tani do të cilësohen si patronazhistë, gjë që Vojsavës duket se nuk i pëlqen.

Pjesë nga biseda

Vojsava: Ndoshta e kam nisur pak më vonë se një pjesë këtu që punon si freelancer, por vjet ne përfunduam si meme se të rinjtë e Korçës bëjnë 1-4 mijë dollarë. Kanë harruar të përmendin punën që bëjmë ne. Ndoshta bëjmë vetëm 2 orë gjumë për ato të ardhura. Mundësitë për punën online tregojnë sesa kohë dëshiron të harxhosh e sa të fitosh në fund të muajit.

Rama: Ju duhet të kuptoni që në Shqipëri, Konica thoshte ‘Të falin çdo gjë përveç suksesit’, kështu që kur bën sukses, duhet të pranosh që nuk të fal njeri dhe gjatë gjithë kohës do të jesh nën sulm. Meqë këtu isha unë viktima kryesore se nisën të më tallin të gjithë se nuk është në vete, mora Sotiraqin e i thashë të bëjmë një video me këta e t’i nxjerrim. U mundua por tha se nuk duan të dalin se kanë frikë. Mos u qani se u bëtë meme. Tani do të thonë patronazhiste.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit