Home Aktualitet E rëndë në Th...

E rëndë në Theth, turistja gjermane bie në greminë dhe humb jetën

53
0

Pasditen e kësaj të enjte, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Theth. Një turiste 31-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë në greminë, teksa po bënte ecje me një grup turistësh të tjerë.

“Mesditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se shtetasja gjermane R. P., 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, kishte rrëshkitur dhe kishte rënë në greminë.

Si pasojë e dëmtimeve, kjo shtetase ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë”,-informon Policia e Shtetit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit