Home Sporti Ecclestone “ç...

Ecclestone “çmendet” dhe mbështet Putin: Bëri atë që kishte thënë!

521
0

Bernie Ecclestone punoi ngushtë me Vladimir Putin kur e dërgoi Formula 1 në Rusi, më 2014. Sot, 91-vjeçari ka folur për presidentin rus, i cili ka nisur një sulm pushtues ushtarak në Ukrainë dhe po urrehet nga mbarë bota.

Gjatë një interviste radiofonike, ish-numri 1 i Formula 1 mbrojti kryesisht Putinin dhe reflektoi mbi marrëdhëniet e tij me të.

“Si person e kam njohur atë shumë të drejtpërdrejtë dhe të nderuar. Ai bëri pikërisht atë që tha se do ta bënte pa asnjë diskutim. Unë mendoj se varet shumë nga situata e saktë midis Ukrainës dhe Rusisë.

Supozoj se njerëzit e përfshirë në këtë ngjarje do të vendosin për të. Ndoshta njerëzit e tjerë mendojnë se ishte gjëja e duhur për ta zhvilluar në Rusi. Pra, si mund të gjykojë saktësisht dikush tjetër nga jashtë se çfarë po ndodh sot?”, tha Ecclestone për “Times Radio”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit