Home Aktualitet Edhe pse shta...

Edhe pse shtatzënë, shqiptaren e deportuan. Qeveria islandeze: Do ta dëmshpërblejmë

217
0

Qeveria e Islandës ka pranuar përgjegjësinë në deportimin e një gruaje shqiptare në vitin 2019, e cila ishte shtatzënë dhe personeli mjekësor kishte këshilluar kundër deportimit të saj si pasojë e gjendjes shëndetësore.

Familja në fjalë u mor nga policia në nëntor të 2019 dhe iu njoftua se duhej të deportohej. Gruaja e familjes pasi u vizitua në një spital lokal mori certifikimin se ishte e paaftë për të udhëtuar. Për më tepër, çështja e familjes ishte ende në pritje të shqyrtimit dhe një vendimi përfundimtar nga Bordi i Apelit të Emigracionit.

Rasti shkaktoi reagim të fortë, dhe këtë javë u pranua zyrtarisht pranimi i përgjegjësisë nga qeveria. Sipas tyre, vendimi i mjekut të Drejtorisë së Emigracionit ishte në shkelje të ligjit. Avokatja e shqiptares, konfirmoi pranimin e përgjegjësisë, por nuk zbuloi sesa para do të paguajë shteti islandez ndaj familjes shqiptare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit