Home KRYESORE Edi Paloka i ...

Edi Paloka i kthehet Bashës: Mendon se mund të qëndrosh në PD me ndihmën e Ramës dhe ambasadorëve?!

1294
0

Menjëherë pas takimit të Lulzim Bashës me ambasadorët në selinë e PD, ka reaguar Edi Paloka, i cili i drejtohet Bashës me një pyetje: Seriozisht e ke që mendon se mund të qëndrosh në krye të demokratëve me ndihmën e policisë së Ramës dhe ambasadorëve, kur demokratët të kanë shkarkuar?!

Reagimi i plotë i Edi Palokës

Sikur të angazhoheshe kaq shumë sa po angazhohesh për të mbrojtur vulën e karrigen tende, edhe për të mbrojtur votën e denoncuar “masakrën zgjedhore”, do u kishe bërë të paktën një shërbim demokratëve!

Seriozisht e ke që mendon se mund të qëndrosh në krye të demokratëve me ndihmën e policisë së Ramës dhe ambasadorëve, kur demokratët të kanë shkarkuar?! Ty mbase të bën punë një parti-shoqatë në opozitë prandaj lufton kaq fort për vulën, po si mund ta pranojnë këtë ata demokratë që prej më shumë se 8 vitesh janë nën dhunën dhe persekutimin e Ramës ?! Tani po lufton të mbash vulën sepse justifikimin për humbjen e rradhës e ke gjetur : “Prapë fajin e ka Saliu”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit