Home Aktualitet Edi Rama, edh...

Edi Rama, edhe 25 vite në pushtet?!

587
0

Nga Daniel Muçaku-

Berisha dhe Meta deklarojnë se sa të jetë Edi Rama në pushtet, nuk ka demokraci, pasi ai rrëmben çdo pushtet dhe bashkëpunon me krimin.

Pra të dy, sipas tyre, po punojnë që ti risjellin demokracinë dhe lirinë popullit shqiptar.

Dakord!

E zëmë se kanë të drejtë 100 %. Pra sapo të rrëzohet Edi Rama do të funksionojë demokracia.

Por për dreq, Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Kontrast” theksoi se beteja e tij sapo ka filluar dhe se do të jetë në krye të saj për 25 vite me qëllim që të rikthejë demokracinë në vend.

”Nuk mund të këtë bashkëpunim me Ramën. Beteja ime ka filluar më 25 korrik të këtij viti. Në 25 vite të tjera do jem në krye të betejës për të rivendosur demokracinë, për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin e duhur”- tha kryetari i PL, Ilir Meta.

Pa dashje intervista nënkupton shqetësimin e opozitës se u duhet edhe 25 vite të tjera betejë derisa të rivendoset demokracia.

E thënë më shkoqur, opozita është përgatitur të luftojë 25 vite!

Pak si shumë e parashikojnë Edi Ramën në pushtet!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit