Home Aktualitet Edi Rama: &#8...

Edi Rama: “Le Figaro” përshkruan Shqipërinë si një ndër destinacionet e fundit sekrete në Europë

357
0

Shqipëria është në listën e 15 vendeve që prestigjiozja franceze “Le Figaro” sugjeron të vizitohen në 2024.

Le Figaro e përshkruan Shqipërinë si një ndër destinacionet e fundit sekrete në Evropë mes plazheve të bruzta me rërë të bardhë, qyteteve të lashta historike dhe Vjosës, Parkut të parë Kombëtar të një lumi të egër.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se 127 mijë turistë francezë zbuluan vendin tonë gjatë vitit 2023, duke konsoliduar hartën e tregjeve nga Evropa Perëndimore.

Edi Rama shkruan:

♥️🦅🖤Fantastike nisja e vitit 2024 për Shqipërinë që vazhdon të jetë në listën e vendeve europiane më atraktive për t’u vizituar 🔝✈️

Pas CNN, tani prestigjiozja franceze🗞️🇫🇷 “Le Figaro” përshkruan Shqipërinë si një ndër destinacionet e fundit sekrete në Europë mes plazheve të bruzta me rërë të bardhë, qyteteve të lashta historike dhe Vjosës, Parkut të parë Kombëtar të një lumi të egër🌅🏞️🛶

🔵⚪️🔴 127 mijë turistë francezë🇫🇷🗼 zbuluan vendin tonë gjatë vitit 2023, duke konsoliduar hartën e tregjeve nga Europa Perëndimore 🗺️

Link 🔗
https://www.lefigaro.fr/voyages/ou-voyager-en-2024-les-15-destinations-de-l-annee-du-figaro-20240103

#VetëmPërpara➡️🇦🇱

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit