Home Editorial Video editori...

Video editorial i ”Koha Jonë”: Testi i Ilir Metës për dekretet

82
0

Video editorial i ”Koha Jonë”: Testi i Ilir Metës për dekretet

Nga Daniel Muçaku-

Ilir Meta, si President, këto ditë me dekretet e qeverisë së re është në testin e tij më të madh në krejt jetën politike prej 30 vitesh.

Ilir Meta dekretin për Edi Ramën si kryeministër, do ta firmos me vrap.

Eshtë i detyruar me Kushtetutë.

Ndërsa në raport me dekretet për emrat e ministrave, Ilir Meta është para provës publike, para gjithë shqiptarëve, nëse mbetet ai Ilir Meta që deklaronte para 25 prillit si President se nuk do të firmosë asnjë ministër të akuzuar për korrupsion apo për shit-blerje votash.

Për të gjithë emrat e tjerë, përveç Ulsi Manjës, Presidenti nuk mund të ketë kontestime, pasi janë një pjesë të dekretuar prej tij kurse të tjerët të rinjë nuk kanë akuza.

Opozita filloi paralajamërimin kundrejt Presidentit Meta në lidhje vetëm me emrin e ministrit të drejtësisë, nominuar nga kryeministri, për Ulsi Manjën.

Pa dekretin e Ilir Metës nuk mund të jetë ministër.

Këtë gjë e ka thënë edhe Komisioni i Venecias, por sidomos Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Ulsi Manja është akuzuar nga PD dhe LSI, por veçanërisht nga Ilir Meta, që ka manipuluar votat në Dibër.

Pra akuzë shumë e rëndë, pasi manipulimi i votës mbetet krim penal.

Me vendim gjykate Ulsi Manja nuk ka asnjë dënim. Edhe një dosje që ishte e zbuluar nga gazeta gjermane BILD, tashmë është mbyllur e ky zoti Manja nuk ka asnjë penalitet.

Ndërkohë sot Petrit Vasili, numri dy në LSI, tha se ” Bashkë me Ulsi Manjën në krye të Drejtësisë reforma në Drejtësi ka rënë, pasi një njeri që duhet të ishte për dosjen 184 prej kohësh para drejtësisë dhe s’duhet të ishte as deputet, tani është në  Ministrinë e Drejtësisë”. Kurse deputeti i PD-së, Tritan Shehu thotë:” Është kompetenca e presidentit të Republikës të mos dekretojë ata që janë akuzuar për krime elektorale”.

Pra dy përfaqësues të opozitës kërkojnë që Ilir Meta të mos e dekretojë.

Por si do të ndodhë? A do ta firmosë presidenti Meta, si ministër Ulsi Manjën?

Në PS janë të bindur se do ta firmosë, pasi është i detyruar se nuk ka fakte ndaj tij. Përvec kësaj Presidenti ka dhënë shenja pendese publike nga qëndrimet e tij të papërgjegjshme para zgjedhjeve, shtojnë në selinë e PS-së.

Ndërkohë publiku shikon dhe gjykon!

Nëse është sot ILir Meta, ai që ishte para 25 prillit, nuk do ta firmosë, pasi mbetet qendrestar i parimeve të tij të shpalosura publikisht.

Por mbetet të shikojmë; a kemi një Ilir Metë tjetër, që siç thonë miqtë e tij të afërt në Lalëz se ka ndryshuar pas 25 prillit, sepse është bërë president danez, që shetit bregdetit ditën dhe natën, që bënë fotografi që mbartin poezi idile, që ha petulla katuni te fshatari i thjeshtë apo që nuk ka don asnjë sherr me Edi Ramën tani para vendimit të gjykatës kushtetuese ku do të votohet shkarkimin ose jo si President.

Siç do shikojmë një Ilir Metë këto ditë, në raport me firmën për Ulsi Manjën, do të kemi edhe një LSI kur ai të  iki si President!

Ilir Meta është në dilemën më të madhe të tij: ta firmos apo jo?

Nëse e firmos, kuotat i shkojnë në fund të kembëve. Po nuk e firmosi mund të jetë te pikët e mitingut historik të 2 marsit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit