Home Aktualitet Ekipet e Bash...

Ekipet e Bashkisë në terren për sistemimin e afganëve, Veliaj: Janë me të njëjtat shpresa dhe ambicie si tonat

8
0

Ardhja e refugjatëve afganë në Tiranë ka mobilizuar edhe ekipet e Bashkisë të cilat po kujdesen për sistemimin e tyre në godinat e Qytetit Studenti ku ata janë vendosur përkohësisht.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falenderuar grupet e organizuara në terren për t’ua bërë sa më të lehtë qëndrimin familjeve që do qëndrojnë në kryeqytet, teksa kujton dhe shprehjen e famshme të shkrimtarit të njohur me origjinë afgane Khaled Hossein, “refugjatët janë prindër, motra, vëllezër dhe fëmijë me të njëjtat shpresa dhe ambicie si tonat”.

“Qyteti i Tiranës i është përgjigur thirrjes së kryeministrit Edi Rama për të mirëpritur refugjatët afganë. Ekipet tona janë duke punuar ditë natë derisa të strehohen të gjithë”,-shprehet përmes një statusi në rrjetet sociale kreu i Bashkisë Erion Veliaj. Deri më tani, totali i qytetarëve afganë të mbërritur në Shqipëri është 475 vetë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit