Home Aktualitet Eksod i ri em...

Eksod i ri emigrantësh, ”BBC” tregon pse shqiptarët duan azil në BE

111
0

Gjuha ksenofobike nga sekretarja e Brendshme e Britanisë, ka nxitur një diskutim të madh për shqiptarët dhe mbi vetë procesin e emigracionit. Sipas gjigandit mediatik ”BBCC”, ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin Anglez: Në vitin 2020, 50 mbërritën me varka të vogla, Në vitin 2021, 800 kaluan, Në 2022, 12,000 kanë mbërritur deri më tani.

Çfarë i bën emigrantët të largohen nga Shqipëria?

Tre dekada pas rënies së diktaturës së Enver Hoxhës dhe hapjes së kufijve të Shqipërisë, rreth 60% e popullsisë së rritur të vendit donte të largohej, sipas një sondazhi të Gallup të publikuar në dhjetor 2018. Ata përmendën korrupsionin, pagat e ulëta, kushtet e këqija të punës dhe cilësinë e ulët të jetës si arsyet e tyre kryesore.

Të ardhurat mesatare vjetore neto të familjeve në Shqipëri ishin vetëm 1,997 € (1,720 £) në 2018, sipas shifrave më të fundit të disponueshme nga Eurostat , ndërsa në MB ishte 21,464 €. Papunësia e të rinjve shqiptarë (njerëzit e moshës 15-29 vjeç) është 20%. Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe negociatat për këtë u hapën në korrik 2022.

Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë pa viza në BE, dhe të qëndrojnë deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore si turistë, por nuk kanë të drejtë automatike për të punuar, studiuar apo jetuar atje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit