Home Aktualitet Ekspertët e p...

Ekspertët e punësimit këshillojnë maturantët se çfarë të zgjedhin si profesion

1
0

Provimet e Maturës Shtetërore mbaruan dhe tani është koha e përzgjedhjes së degës për studimet e larta. Në kohën që maturantët do të nisin aplikimet për në universitete, Eranda Ymerali, e cila është administratore e një agjencie punësimesh në Shqipër, këshillon si nxënësit edhe familjet e tyre, që të zgjedhin një profesion që kërkohet në treg.

”Trendi i tanishëm, ose më saktë trendi prej 5 vjetësh, por që tani ka arritur një kulm është ai i Programuesit. Periudha e Covid 19-tës dhe post pandemia i ka ndërgjegjësuar bizneset multinacionale që të bëhen sa më efektivë. Ata kanë kuptuar që mund të kursesh, mund të shkurtosh shumë shpenzime duke e lënë një punonjës të punojë që nga shtëpia.Kemi pafund kërkesa për programues. Mund të mbyllim në një muaj të vetëm, 10-15 rekrutime për punësimin e programuesve. Niveli i pagave për grupmoshën 20-25 vjeç mund të shkojë deri në 2500 Euro neto. Natyrisht nëse këta profesionistë synojnë tregjet e Europës apo Amerikës, pagesa mund të shkojë në 10 mijë Euro, 20 mijë Euro”.

Profesione të tjera të kërkuara janë Specialistët e Sigurisë së Shëndetit, dhe ruajtjes se mjedisit mbeten të kërkuara profesioni i Financierit, pa anashkaluar edhe sektorin e mjekësisë, ku ka një kërkesë shumë të lartë si për mjekë, infermierë, Farmacistë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit