Home Bota Ekspertët të ...

Ekspertët të shqetësuar për variantin Delta: Mund të pësojë mutacione të tjera

5
0

Varianti Delta më i shpejti, më i forti, dhe më i jashtëzakonshëmi mes versioneve të koronavirusit, me të cilin bota është përballur ndonjëherë. Keshtu thotë për Reuters ekspertja e lartë e sekuencës së genomit të virusit, Sharon Pecacok, e cila shprehet e alarmuar për mundësinë e mutacioneve të reja të variantit që po pushton botën.

“Rreziku më i madh për botën në këtë moment është thjesht Delta. Ai përbën një problem shumë të madh për vendet që nuk kanë një mbulim të mirë me vaksina pasi është më i transmetueshëm dhe mund ti shpëtojnë pjesërisht mbrojtes imunitare.”, shprehet ajo.

Shqetësimi më i madh për variantin Delta, i identifikuar fillimisht në Indi, është jo se i sëmur njerëzit më shumë, por përhapet më lehtësisht duke rritur infektimet dhe hospitalizimetmes të pavaksinuarëve.

Delta ka treguar se redukton efektshmërinë e dozës së parë të vaksinave, por dy dozat vijojnë të sigurojnë mbrojtjes të lartë nga forma e rëndë e Covid-19.

“Mendoj se mund të përballemi me dy skenarë. I pari është se një variant i ri mund të shfaqet, icili është me i fortë e më i shpejtë se Delta. I dyti lidhet me mundësinë që Delta tëndryshojë, duke fituar aftësi të reja për ti shpëtuar mbrojtes imunitare.”

Deri sa të kenë në dispozicion më shumë të dhëna mbi transmetueshmërinë e variantit Delta, ekspertët thonë se maskat, distancimi social bashkë me vaksinimin masiv do të mund të nevojiten sërish.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit