Home Bota Eksperti i si...

Eksperti i sigurisë jep alarmin, Vuçiç ka urdhëruar Radoiçiçin që të fillojë rebelimin e serbëve në veri

205
0

Eksperti i sigurisë dhe drejtori i institutit OCTOPUS, Agim Musliu thotë se presidenti serb Aleksander Vuçiç ka urdhëruar Milan Radoiçiçin, që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës.

Vuçiç dëshiron ta tërheqë vëmendjen e brendshme dhe eventualisht edhe presionin mediatik e diplomatik nga disa vende perëndimore, e cila u acarua pas publikimit të një shkrimi dje nga NYT, ku dëshmoheshin lidhjet e tij me kriminelë serbo-rusë. Për lidhjet e Vuçiçit me krim dhe kriminelët Instituti OCTOPUS ka informuar opinionin në disa raste më herët”, ka thënë Musliu.

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiç ka thënë se formacionet paraushtarake serbe në veri të Kosovës, paraqesin rrezik.

Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është i shqetësuar për gjendjen në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ai ka thënë se situata në veri të Kosovës pas zgjedhjeve mund të përshkallëzojë.

“Është një rrezik, por kam inkurajuar palët që të gjejnë zgjidhje që u mundëson serbëve të Kosovës të kthehen në institucionet që i kanë braktisur”, ka thënë Borrell.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit