Home Aktualitet ”Elekto...

”Elektorati demokrat llum”, PD-Nokës: Është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat

86
0

Deputeti i PD-së Flamur Noka pas mbledhjes së grupit parlamentar, zbuloi se çfarë ka ndodhur të dielën në Kryesinë e Grupit të PD-së, duke treguar se Lulzim Basha e quajti bazën e partisë dhe qeverinë e Berishës “llum”. Noka bëri me dije se Basha konfirmoi mbrëmë se fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati i PD-së dhe i demokratëve.

Nuk ka vonuar shumë as përgjigja zyrtare e PD-së, e cila e konsideroi deklaratën një mashtrim dhe që s’është hera e parë që kërkohet të shtrëmbërohet e vërteta e diskutimit në mbledhje.

Sipas reagimit, thuhet se një fjalë e tillë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe në partneritet me Ramën, sot ata ende përdorin anëtarësinë e PD-së për interesa personale.

Reagimi i zyrtar i PD-së

Përpjekje të dëshpëruara dhe, fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje.

Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalen “llum”. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personale dhe të pushtetit të Ramës.

Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit Rama- Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit