Home POLITIKE Elisa Spiropa...

Elisa Spiropali në 30-vjetorin e FRESSH: Partia Socialiste më e mira në skenë

129
0

FREESH feston sot 30-vjetorin e themelimit. Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentit Elisa Spiropali, në fjalën e saj u shpreh se Partia Socialiste është e vetmja parti që punon për të ndryshuar vendin dhe se sot është më e mira në skenën politike.

Spiropali në ditëlindjen e FRESSH nuk kurseu as akuzat për partinë kundërshtare, Partinë Demokratike, duke sjellë në vemendje edhe skenat e dhunshme të 8 janarit.

Sipas ministres, politika përçarëse i ka shkaktuar shumë dëme vendit, teksa shtoi se PS do t’ua shtrijë dorën të gjithë qytetarëve pa përjashtim, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

PS nuk është e keqja më e vogël. Është sot e mira e vetëm në skenë politike shqiptare. Kundërshtarët tanë formal, brava dhe shuli dhe blindi i kanë mbyllur shoqërisë dhe Shqipërisë derën në fytyrë. Lufta e brendshme është kthyer në një skenë tallëse dhe pa qëllime kombëtare. Partia që lindi 31 vite më parë nga aspirata për lirinë , PD ka sot Sali Berishën ofertë dhe kundërofertë nënproduktin e tij që nuk arrin ti nxjerrë asnjë thinjë vetes së tij le më punë që nuk di të bëjë. Edhe kur braktisën parlamentin në bëmë çmos që të gjejnë gjuhën si bijë dhe bija të të njëjtës tokë. Ne sot nga këtu themi jemi krenarë që nuk jemi si ata, jini krenarë sepse për ne kundërshtarët nuk janë armiq. Ne nuk fyejmë, nuk linçojmë nuk denigrojmë dhe nuk godasim me ç’të na vijë për dorë,. Ne armë kemi vetëm të vërtetën. ne nuk e vëmë partinë mbi Shqipërinë dhe as veten për gjithçka. Opozita jonë e vertetë jeni ju, shpresa dhe të rinjtë e këtij vendi. PS ka fituar garën me kundërshtarin politik. Ambiciet tona janë të pafundme, gara jonë është vetëm e ëndrrën tuaj. Opozita më e madhe jeni ju dhe kryeministri Edi Rama. Ne jemi vetëkritikë, opozitë e vetes, vetëkorrektohemi. Është misioni ynë që të na thërrasin Ne duhet të ngjizim një bashkim të ri që shkon përtej këtyre kritikave. Ne do t’ua japin dorën të gjithë shqiptarëve ka dallim. Ne duhet të punojmë për ëndrrën tuaj, pushteti për ne nuk është qëllim por mjet për të arritur qëllime më të larta“, tha Spiropali.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit