Home Aktualitet Emërohen 443 ...

Emërohen 443 efektivë në Polici, Gledis Nano: Mos zgjidhni rrugën e thjeshtë, por të drejtë!

61
0

Sot 443 kursantë të Patrullës së Përgjithshme kanë përfunduar trajnimin në Akademinë e Sigurisë dhe tashmë janë të gatshëm që të shërbejnë në Policinë e Shtetit.

I pranishëm në ceremoninë e emërimit të tyre ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili në mesazhin që u dha të rinjve, theksoi se ato duhet të besojnë te vetja, e mos të zgjedhin rrugën e thjeshtë, por atë që është e drejtë.

Ky moment ka një kuptim për mua pasi më sjell pas në kohë. Kam dalë nga të njëjtat auditore dhe nga të njëjtat ambiente me padurimin për të dalë sa më parë në terren. Punonjësi i policisë është shërbëtor i komunitetit, gardian i ligjit jo shkelës i tij. Qytetarët presin shumë nga unë në radhë të parë, por edhe nga ju. Më etike, më humane dhe më të ashpër me shkelësit e ligjit. Duhet të jeni largpamës nëse doni të jeni të suksesshëm. Besoni tek vetja, mos zgjidhni rrugën më të thjeshtë por më të drejtë. Ju uroj sukses në misionin që kërkon sakrificë deri në sublim. Zyrën dhe telefonin tim do ta gjeni të hapur për çfarëdo problematike“,- tha Nano.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit