Home Bota Emiratet e Ba...

Emiratet e Bashkuara Arabe kërkojnë armëpushim në konfliktin Izrael-Palestinë, SHBA-ja nuk pranon

1
0

Pritet që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mbajë një takim urgjent këtë të hënë me tematik “Pushtimin tokësor i Izraelit në Gaza”, kanë konfirmuar burimet  diplomatike për CNN.

Emiratet e Bashkuara Arabe do të kërkojnë një rezolutë detyruese nga anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit për një “Armëpushim” për shkak të dëmeve humanitare, thanë burimet.

Takimi urgjent vjen pasi 120 vende votuan për një rezolutë të Kombeve të Bashkuara të premten, të prezantuar nga Jordania, e cila bënte thirrje për një “Armëpushim të qëndrueshëm humanitar” në Gaza. Shtetet e Bashkuara ishin një nga 14 vendet që votuan kundër rezolutës, me 45 vende që abstenuan.

Burimet thanë se projekt-teksti i rezolutës së Këshillit të Sigurimit bën thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm humanitar” dhe “pauza të mëtejshme humanitare”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit