Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 07:34 Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne Evropa po përballet me një valë kërcënimesh të reja, duke përfshirë sulme kibernetike, alarme me bomba kundër fluturimeve të pasagjerëve, trazira civile dhe akte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
300 vjet Casanova: Rrëmbyes zemrash, mashtrues dhe poet

300 vjet Casanova: Rrëmbyes zemrash, mashtrues dhe poet

Aktualitet
E shtunë, 5 Prill 2025 12:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Botuar në radion gjermane shtetrore DW-

Ai u bë i famshëm për aventurat e tij të dashurisë, por Casanova qe edhe prift, shkrimtar, diplomat dhe spiun. Ai lindi në Venecia para 300 vjetësh – dhe emri i tij njihet ende në gjithë botën.

Giacomo Girolamo Casanova shikon me admirim figurën e tij të gjatë e të hollë në pasqyrën e zbukuruar me ar dhe rregullon disa qime të parukes. Çdo gjë duhet të jetë perfekte, kur të vijë zonja e zemrës së tij. Oxhaku dhe mobiliet e bukura reflektohen në dritën e qirinjve të shumtë, lulet në tapetet e mureve duket sikur kërcejnë në dritën vezulluese. Midhjet, mishi i drerit dhe shampanja janë gati mbi tavolinë. Bukuroshja, që ka pritur Casanova, është e mahnitur nga skena që ai ka përgatitur. Pas darkës mashtruesi e josh atë në dhomën e gjumit, ku ata i jepen lojës së dashurisë mes mëndafshit dhe damaskut.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pak a shumë kështu mund të imagjinohen takimet e Casanovës me të dashurat e tij, bazuar në memuaret, që ai la pas.

“Meqë e ndjeja veten të lindur për seksin e kundërt, gjithmonë e kam dashur atë dhe e kam lënë që të më dojë, aq fort sa kam mundur”, shkruan Casanova në kujtimet e tij, “Historia e jetës sime”. Aty ai përmend me emër 116 dashnore, megjithëse historianët supozojnë se ai kishte marrëdhënie dashurie me disa mijëra. Këtu përfshiheshin zonja të shtresës së lartë dhe vajza nga familje të mira, por edhe prostituta e madje dy murgesha.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Casanova nuk u martua kurrë

Në lidhjet e tij të shumta bëjnë pjesë edhe Marie-Louise O’Murphy, e dashura e mbretit francez Louis XV. Apo ajo Henrieta, të cilën ai e ndan nga një oficer hungarez në Itali, dhe që kur i thotë lamtumirë në Gjenevë, ajo gërvisht me një diamant në xhamin e dritares së dhomës së bujtinës fjalët: “Do ta harrosh edhe Henrietën!” Ai shpesh u premtonte martesë zonjave, por nuk u martua kurrë. Dhe megjithëse ato ishin në dijeni për jetën e tij të paqëndrueshme, bien pre e sharmit të tij.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 4 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 4 orësh
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 5 orësh

Por Casanovës i bëhet padrejtësi, nëse e sheh atë vetëm si don zhuan, thotë italiani Carlo Parodi, i cili në 2018 hapi në Venecia një muze për bashkatdhetarin e tij të famshëm (muzeu nuk i mbijetoi pandemisë së koronës, shënimi i redaktorit). “Casanova”, thekson ai, “ishte një mendimtar, shkrimtar dhe filozof i madh, i cili padrejtësisht ka hyrë në histori vetëm si një dashnor i madh”.

Fëmijëria dhe vitet e shkollimit

Giacomo Girolamo Casanova lindi më 2 prill 1725 si djali më i madh i një familjeje aktorësh. Duke qenë se prindërit e tij shkojnë shpesh në turne, e lënë atë në kujdesin e gjyshes Mariza. Në moshën 12-vjeçare ai studion drejtësi laike dhe kishtare në universitetin e Padovës dhe në moshën 17-vjeçare doktoron. Karrierën e tij priftërore nuk e përfundon, jo sepse bie i dehur nga foltorja gjatë predikimit, por sepse pas tre vjetësh profesioni nuk e tërheq. Dhe shporta me ndihmat për kishën nuk mbushej aq shumë me monedha sesa me letra pasionante dashurie.

Ai provon fatin në profesione të ndryshme: është sekretar, kadet, toger, violinist në orkestër, poet dhe shkrimtar, alkimist, agjent sekret i inkuizicionit, spekullues financiar, diplomat dhe bibliotekar – për të përmendur vetëm disa nga aktivitetet e tij të shumta.

Për Casanovën bota e njerëzve të vegjël, nga e cila vjen, është një tmerr. Ai dëshiron t’u përkasë atyre, që i admiron me verbëri: patricëve. Edhe pse nuk i pëlqen mendjemadhësia e aristokracisë, jetën e tyre komode dhe luksoze e dëshiron shumë. Pasi Casanova ndihmon senatorin e respektuar Matteo Bragadin, në momentin kur ai pëson një goditje cerebrale, ky bëhet mbrojtësi i tij.

„Kushdo që të jesh”, i tha ai atëherë 21-vjeçarit, “nga ti e kam jetën”. Nga ai moment ai përfiton ushqim dhe banim, një shërbëtor, një gondolë, dhjetë dukatë ari në muaj si para xhepi dhe premtimin e patronazhit të tij të përjetshëm. “Kjo”, thotë Casanova, “është e gjithë historia e metamorfozës sime dhe e kohës së lumtur, ku unë nga pozita e një violinisti të varfër u ngrita në atë të një zotërie të nderuar”.

Arratisje spektakolare nga dhomat e plumbit

Casanova shpejt bëhet i preferuari shoqërisë së lartë. Ai ka një formim të shumëanshëm, qoftë në teologji, alkimi, mjekësi apo matematikë, -veneciani është në gjendje të diskutojë për çdo temë. Përveç italishtes, ai flet edhe frëngjisht, greqisht dhe latinisht, dhe është një bashkëbisedues argëtues. Kështu që nuk e ka të vështirë të magjepsë njerëzit. Por ai vazhdimisht shkakton zemërimin e klasës së lartë.

Kështu më 26 korrik 1755 ai burgoset në dhomat famëkeqe të plumbit, një burg në papafingon e Pallatit të Dozhëve venecianë me çati prej plumbi. Ai akuzohet për blasfemi dhe “fyerje të fesë së shenjtë”, për posedim të librave të ndaluar, për praktikim të magjisë dhe për joshje të të rinjve në ateizëm. Gjasat më të mëdha janë, hamendëson Casanova, që inkuizitorin e shtetit Condulmer e ka bërë armik për shkak të dashurisë së një zonje, të cilën vetë Condulmer e dëshiron.

Giacomo vuan nga ethet dhe të dridhurat, pleshtat i thithin gjakun dhe në birucë nuk ka ajër. “I vetmi mendim që më sundonte, ishte arratisja”, shkroi ai më vonë. Deri tani askush nuk ka ikur ndonjëherë nga dhomat e plumbit, por Casanova arrin të shpëtojë. Ai shkon në Paris, ku historia e arratisjes së tij spektakolare është përhapur tashmë dhe ai pritet si hero.

Xhongler financiar

Casanova është një mashtrues i shkëlqyer. Ai vazhdimisht gllabëron shuma të mëdha parash, që shpirtrat naivë, veçanërisht gratë, ia besojnë atij. Për shembull, Madame d’Urfé, një nga aristokratet më të pasura të Francës. Ajo është e fiksuar pas ideve okulte dhe është e etshme për t`u rinuar nga mrekullitë. Casanova mund ta verbojë atë me njohuritë e tij në alkimi dhe meqenëse, siç rrëfen ai në kujtimet e tij, nuk mund ta largojë markezën nga bindja e saj e rremë, preferon t’ia zhvatë asaj paratë nga xhepi.

Një fitim të papritur i solli atij edhe ideja për të themeluar një llotari në Francë në vitin 1757; pozita e drejtorit është jashtëzakonisht fitimprurëse. Arka e tij vazhdon të mbushet. Me porosi të fshehtë të ministrit të jashtëm francez ai kryen transaksione të vështira financiare në bursë jashtë vendit.

Por megjithë të ardhurat e tij marramendëse Casanova është vazhdimisht i falimentuar, sepse shpenzon para me të dyja duart dhe është i varur nga bixhozi. Por për shkak të sjelljes absolutisht të sigurt në vetvete – pas vitit 1758 ai prezantohet me guxim me titullin aristokratik të vetëshpallur “Chevalier de Seingalt” – gjenden vazhdimisht njerëz të rangut të lartë, që hyjnë për të garant me letra rekomandimi lavdëruese. Megjithatë gjërat nuk shkojnë gjithmonë mirë për bon vivantin: ai përfundon në burg gjashtë herë gjatë jetës së tij dhe dëbohet nga po aq vende.

Në udhëtim pa pushim

Gjatë gjithë jetës së tij Casanova udhëton nga një oborr mbretëror në tjetrin në të gjithë Evropën. Talenti i tij, për të lëvizur gjithmonë në rrethet më të larta, i krijon atij kontakte të shkëlqyera. Ai takon Mozartin dhe Volterin dhe në Romë takohet me papa Klementin XIII, i cili e shpall kalorës të spurit të artë. Frederiku i Madh i ofron atij një pozicion si mësues në shkollën e junkerëve në Pomerani, të cilin ai e refuzon. Mbretëresha e Rusisë  Katerina e Madhe e priti dy herë radhazi.

Vështirë se ndonjë nga bashkëkohësit e Casanovës mund të ketë udhëtuar aq shumë sa veneciani: historianët kanë llogaritur se gjatë jetës së tij ai ka përshkuar një distancë të barabartë me perimetrin e tokës. Me mjetet e transportit të asaj kohe, mbi kalë, në karrocë apo me anije, kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme.

Kur u kthye në Venecia në vitin 1774 pas 17 vjetësh në mërgim, ai ishte i rraskapitur fizikisht; Vendlindja e tij, dikur skenë për orgjitë e tij të shumta, nuk e tërheq më.

Ajo që lë pas

Casanova ishte 60 vjeç, i vetmuar dhe i hidhëruar, kur u punësua si bibliotekar i kontit Waldstein në kështjellën Dux të Bohemisë në vitin 1785. Pesë vjet më vonë ai filloi të shkruante kujtimet e tij. Ai qëndron deri në nëntë orë në ditë mbi dorëshkrim, dhe shkruan 3700 faqe. Më 4 qershor 1798 Casanova vdes në moshën 73 vjeçare si pasojë e sifilizit apo sëmundjes së fshikëzës urinare, nuk dihet me siguri. Ai bie në harresë.

Kujtimet e tij mbahen të fshehta deri në shekullin e 20-të, censuruesit nuk i tolerojnë përshkrimet e lira të aventurave të tij seksuale. Vepra shitet fshehurazi nën dorë. Por kur më në fund ajo publikohet, e bën atë të pavdekshëm. Ajo ofron një pasqyrë unike të jetës dhe shoqërisë së asaj kohe dhe përkthehet në 20 gjuhë. Në të njëjtën kohë ai është dorëshkrimi më i shtrenjtë i shkruar me dorë në botë: në vitin 2010 shteti francez e blen atë për shtatë milionë euro.

Vendndodhja e varrit të Casanovës sot nuk dihet më, por motoja e jetës së tij është: “I kam dashur gratë deri në çmenduri”, por “gjithmonë e kam dashur më shumë lirinë time”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne
Para 45 minutash

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 4 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 4 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 4 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 12 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 21 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 19 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.