Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 06:17 Çim Peka: Protestuesit mes gazit të policisë dhe përçarjes së mikrofonave e kryetaruçëve! Një protestë qytetare humbet forcën kur kryetarët e partive përpiqen ta kthejnë në fushatë personale. Qytetarët dalin për hallet e tyre, ndërsa politikanët afrohen…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përgjimet e Agasit
  • Lista e Francës
  • Kosova në futsall
  • Raporti i KE
  • Protesta studentore
  • Bashkimi i opozitës
  • Skandali në spital
  • Xheneta Fetahu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përgjimet e Agasit
  • Lista e Francës
  • Kosova në futsall
  • Raporti i KE
  • Protesta studentore
  • Bashkimi i opozitës
  • Skandali në spital
  • Xheneta Fetahu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryeparlamentari Niko Peleshi: Pavarësia e Kosovës, një nga aktet më të ndritura në historinë moderne të kombit shqiptar

Aktualitet E hënë, 16 Shkurt 2026 20:46
Kryeparlamentari Niko Peleshi: Pavarësia e Kosovës, një nga aktet më të ndritura në historinë moderne të kombit shqiptar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeparlamentari Niko Peleshi mori pjesë në pritjen solemne me rastin e 18-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ku përcolli urimet më të përzemërta në emër të Kuvendit dhe popullit shqiptar duke e cilësuar këtë datë si një moment historik lirie, dinjiteti dhe drejtësie për kombin shqiptar.

Në fjalën e tij, Peleshi e konsideroi Pavarësinë e Kosovës një nga aktet më të ndritura në historinë moderne kombëtare duke theksuar se ajo përfaqëson triumfin e të drejtës së një populli për të jetuar i lirë, sovran dhe i pavarur pas dekadash shtypjeje, diskriminimi dhe dhune sistematike. Ai vlerësoi sakrificën dhe qëndresën e popullit të Kosovës, si dhe rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në realizimin e këtij qëllimi historik.

Kryetari i Kuvendit theksoi se Republika e Kosovës, edhe pse një shtet i ri, është shndërruar në një shtet demokratik dhe një faktor stabiliteti në rajon duke zënë vendin e saj në komunitetin e vendeve demokratike. Ai nënvizoi gjithashtu mbështetjen vendimtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe Bashkimit Europian, të cilët u rreshtuan në anën e drejtësisë dhe lirisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në këtë kuadër, Peleshi shprehu shqetësimin për proceset gjyqësore ndaj ish-drejtuesve të luftës çlirimtare duke theksuar se drejtësia për ta lidhet drejtpërdrejt me drejtësinë e vetë kauzës së Kosovës. Ai kujtoi gjithashtu Deklaratën e 13 shkurtit të Kuvendit të Shqipërisë në mbështetje të Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare duke e cilësuar këtë qëndrim si një detyrim moral, historik dhe kombëtar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, Kryetari i Kuvendit theksoi se ato janë marrëdhënie vëllazërore dhe një partneritet strategjik, i bazuar në histori, sakrifica dhe aspirata të përbashkëta për integrim euroatlantik. Ai nënvizoi angazhimin për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian, NATO dhe Këshillin e Europës.

Mund t'ju interesojë

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës ...

Para 8 orësh
Deputetja e PS, Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive

Deputetja e PS, Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë sel...

Para 9 orësh
Djali dhunon prindërit, i ati transportohet drejt Traumës

Djali dhunon prindërit, i ati transportohet drejt Traumës

Para 9 orësh

Peleshi vuri në dukje gjithashtu mbështetjen e fortë dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Kosovën duke e cilësuar këtë si një garanci të rëndësishme për të ardhmen e saj dhe të gjithë rajonit. Në përfundim, ai theksoi se Pavarësia e Kosovës është një fitore e lirisë mbi shtypjen dhe një krenari për gjithë kombin shqiptar duke uruar institucionet e Kosovës për sukses në përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe duke riafirmuar angazhimin e Shqipërisë për të mbështetur Kosovën në rrugën e integrimit euroatlantik.

Etiketat e lidhura

niko peleshi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Çim Peka: Protestuesit mes gazit të policisë dhe përçarjes së mikrofonave e kryetaruçëve!
Para 35 minutash

Çim Peka: Protestuesit mes gazit të policisë dhe përçarjes së mikrofonave e kryetaruçëve!

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë
Para 7 orësh

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga n...

Zidane shpall listën e Francës: Pablo Pagis surpriza në sulm, mungesat e dëmtimet lënë gjurmë
Para 7 orësh

Zidane shpall listën e Francës: Pablo Pagis surpriza në sulm, mungesat e dëmtimet lënë gjurmë

Kosova mposhtet 4-3 nga Italia në futsall, Alaj shënon dy herë në Prishtinë
Para 7 orësh

Kosova mposhtet 4-3 nga Italia në futsall, Alaj shënon dy herë në Prishtinë

Më të lexuarat

1 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 9 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

2 Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij
Para 8 orësh

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij

3 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 9 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

4 Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë
Para 7 orësh

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.