Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 2 Nëntor 2026, 23:00 Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës Artisti Bejta është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5. I njëjti që nga dalja në skenë, koncerte e projekte muzikore, ka marrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Aktualitet E mërkurë, 2 Shtator 2026 14:17
PD: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta lidhur me largimin nga detyra të ministres së Shëndetësisë, duke e lidhur dorëheqjen e saj me një projektligj që, sipas tij, synon krijimin e një strukture të re me kompetenca të gjera në sektorin e shëndetësisë. Në një reagim publik, Këlliçi pretendon se projektligji, i cili sipas tij pritet të shqyrtohet në nisje të sesionit parlamentar, do t’i japë agjencisë së re kompetenca mbi ilaçet, pajisjet mjekësore, tenderimet, magazinimin dhe shpërndarjen e tyre. Këlliçi e lidh këtë projekt me biznesmenin izraelit Sani Sanilevich, të cilin e përshkruan si mik të afërt të kryeministrit Edi Rama. Ai ngre gjithashtu pretendime për interesa të biznesmenit në Shqipëri dhe për përfshirjen e tij në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Postimi i plotë

Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë tek miku izraelit i Ramës! Siç e kemi paralajmëruar, projekti i Edi Ramës për krijimin e një agjensie që do marrë shendetësinë në dorë, i dha efektet e para. Largimi i Ministres Sala ka lidhje pikërisht me këtë aferë! Shoqëria që do të ketë monopolin e shëndetësisë shqiptare, fsheh interesa okulte të Edi Ramës dhe miqve të tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Projektligji që është aktualisht draft, pritet të kalojë me fillimin e sesionit parlamentar, dhe i hap rrugën një biznesi të madh me ilaçet, pajisjet shëndetësore e çdo operacioni logjistik e strategjik nga tenderimi, magazinimi e shpërndarja. Praktikisht bëhet fjalë për krijimin e një Ministrie Shëndetësie paralele, por me pushtet absolut që sipas gjithë gjasave do të kontrollohet nga miku i ngushtë i Edi Ramës, izraeliti Sani Sanilevich, që është dhe konsull nderi i Shqipërisë, me firmë të vetë Ramës.
Për miqësinë dhe shërbimet ndaj Edi Ramës, ky biznesmen tanimë është shpërblyer. Ai është themelues dhe aksioner i Jet Bank, banka e parë dixhitale në vend, e liçensuar me shpejtësi skëterrë e pa transparencë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po ky emër fshihet edhe pas një kompanie të regjistruar në Durana, parajsën fiskale të Edi Ramës në Shqipëri! Mirëpo, Sanilevich dhe ortakë të tij në biznes, kanë interesa të gjëra që po i vënë në jetë në Shqipëri. Përveç resorteve, fokusi tani është në shëndetësi. Dhe jo vetëm ngritja e një spitali privat, por marrja nën kontroll e gjithë sektorit, me shoqërinë që kërkon të ngrejë Edi Rama. Edhe më herët, Kryeministri është shprehur se me ekspertizë izraelite Shqipëria do bëhet një qendër e madhe dhe e avancuar shëndetësore në rajon.

Mund t'ju interesojë

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Para 4 orësh
Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Para 4 orësh
”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

Para 5 orësh

Por ai ka mbajtur të fshehta këto interesa biznesi dhe këtë projekt për krijimin e këtij monopoli absolut në fushën e medikamenteve, pajisjeve, tenderimeve e çdo operacioni që ka të bëjë me shërbimin shëndetësor. Raportimet në media se Ministrja e Shëndetësisë Sala, ka refuzuar firmosjen e këtij projektligji, e për pasojë ka dhënë dorëheqjen, janë në dritën e këtyre zhvillimeve.

Në fakt është veprim i zgjuar nga ana e saj. Sepse ky është një skandal dhe më i madh se konçesionet e sterilizimit apo check-up, dhe fati i saj mund të jetë më i rëndë se i Ilir Beqës. SPAK është në kohë për t’u zgjuar, e për të parandaluar një krim të rëndë financiar me jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Etiketat e lidhura

Evis SalaPDramaSani Sanilevich
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës
Para 4 orësh

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 4 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 4 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 4 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Më të lexuarat

1 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 4 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

2 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 4 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

3 ”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj
Para 5 orësh

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

4 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 4 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.