Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E diel, 18 Tetor 2026, 22:12 28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar informacionin për personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke bërë me dije se vetëm gjatë ditës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rama dhe Rusia
  • Trump dhe Franca
  • Pedagogët dhe studentët
  • Arlind Qori
  • Erion Braçe
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rama dhe Rusia
  • Trump dhe Franca
  • Pedagogët dhe studentët
  • Arlind Qori
  • Erion Braçe
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Riatdhesimi i Eva Dumanit, ambasadorja Kadzadej: Rasti i parë i kalimit nga Siria në Turqi, kërkesat për kthim duhen bërë pranë autoriteteve shqiptare

Aktualitet E hënë, 16 Shkurt 2026 14:44
Riatdhesimi i Eva Dumanit, ambasadorja Kadzadej: Rasti i parë i kalimit nga Siria në Turqi, kërkesat për kthim duhen bërë pranë autoriteteve shqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Eva Dumani pas 12 vite që u rrëmbye nga babai i saj xhihadist, arriti të largohet nga Siria përmes disa grupeve që e ndihmuan të kalojë ilegalisht në Turqi. Prej aty, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, u bë kthimi i saj i sigurt në Tiranë. Në kampet në Siri janë edhe 22 shqiptarë të tjerë, gra dhe fëmijë, të cilët me rrëzimin e regjimit atje, janë larguar nga kampi i ferrit Al-Hol. Ata janë ende në Siri, ndërsa në operacionet e mëparshme të shpëtimit, kanë refuzuar të kthehen në Shqipëri. Ambasadorja e Shqipërisë në Turqi, Blerta Kadzadej thotë se çështja ishte shumë sensitive sepse nuk ishte një kalim i thjeshtë kufiri, por i një vajze që kishte qëndruar në kampet e Sirisë, në një realitet krejtësisht të ndryshëm.

-Si e dëgjuat për herë të parë historinë e Eva Dumanit, kush iu kontaktoi për herë të parë që ju lajmëroi për vajzën?

Mund t'ju interesojë

28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale

28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale

Para 8 orësh
Tensionet e fundit te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues

Tensionet e fundit te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues

Para 8 orësh
Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

Para 8 orësh

Blerta Kadzadej: Historia e Evës, kam përshtypjen që të gjithë jemi të njohur prej vitesh për përpjekjet që shteti shqiptar ka bërë për të sjellë nga Siria gra e fëmijë të mbetur nëpër kampe, kështu që emri nuk ishte i panjohur. Për rastin specifik, jam njoftuar nga Ministria për Europën dhe Punët E Jashtme, Drejtoria Konsullore. Kjo e fundit merret me të gjitha çështjet e shqiptarëve kudo ndodhen dhe jo vetëm rutinë, por edhe sensitive siç ishte rasti i kthimit të Evës në Shqipëri. Lajmin zyrtar e kemi marrë nga MEPJ, e cila ishte njoftuar nga Policia e Shtetit dhe strukturat tona.

-Policia turke ka njoftuar autoritetet tona? Si u lajmëruat, si kuptuat që vajza kishte ikur nga Siria dhe ndodhej në Turqi?

Blerta Kadzadej: Kam përshtypjen që daja i Evës ka kontaktuar strukturat e policisë shqiptare që Eva kishte kaluar në territorin turk në mënyrë të paligjshme, por kishte shpëtuar nga ferri i kampeve. Në momentin që daja i saj ka njoftuar policinë shqiptare, ajo ka vendosur në dijeni MEPJ që merret me të gjitha çështjet e shqiptarëve jashtë vendit. Kjo ishte një çështje shumë sensitive sepse s’ishte rasti i një kalimi kufiri, por i një vajze që fatkeqësisht kishte kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj nëpër kampet e rrëmbyer, nga babai. Me të marrë këtë njoftim, u vumë në lëvizje në bashkëpunim me homologët turq dhe strukturat turke për të bërë të mundur rikthimin e Evës në Shqipëri.

-Ku ndodhej ajo specifikisht?

Blerta Kadzadej: Kam përshtypjen që ishte diku afër kufirit, në një qytet pak larg nga Ankaraja.

-Cilat ishin problemet e para që hasët për riatdhesimin e saj në Shqipëri, frika e terrorizmit?

Blerta Kadzadej: Raste të tilla sensitive strukturat i trajtojnë me protokollin dhe kujdesin e duhur. Ajo që mund të them, kemi pasur një bashkëpunim perfekt me strukturat turke dhe institucionet e koordinuan operacionin për ta rikthyer vajzën pranë familjes dhe për të vijuar atje me procese të tjera dhe jetën e saj. Detajet u takojnë më shumë ekspertëve të sigurisë se çfarë ndodh me protokollet, por mund të them se u ndoqën siç duhet, në mënyrën më korrekte. Ne e kemi marrë njoftimin në datën 5 në mëngjes dhe jemi munduar që ky proces të kalonte sa më qetë dhe më mirë të ishte e mundur që ajo të kthehej në shtëpi. Institucionet turke e kanë trajtuar me ndjenjë të lartë përgjegjësie, profesionalizmi dhe humanitarizmi.

-A kishte rrezik që ta arrestonin autoritet turke? A kishte Eva një pasaportë? Në po, çfarë pasaporte, nëse jo, i nxorët një te re shqiptare?

Blerta Kadzadej: Një shtetas nuk mund të pajiset me një pasaportë aq thjesht. Kishte një leje kalimi të lëshuar nga MEPJ dhe me atë dokument kaloi në Shqipëri më pas.

-E keni takuar Evën personalisht?

Blerta Kadzadej: Jo, unë nuk jam takuar personalisht me Evën. Për të thënë të vërtetën, ky është një rast shumë sensitiv dhe është e rëndësishme që procesi të kryhet duke respektuar rregullat, konventat dhe për të thënë të vërtetën, ishte shumë i rëndësishëm kthimi i Evës në shtëpi sesa të bënim një fotografi. Nuk e kam takuar personalisht, uroj që ajo të ribashkohet me familjen, të rifillojë jetën si një vajzë e re.

-Ku qëndronte Eva së fundmi pas përmbysjes së regjimit atje, në kampin Al Hol apo në vend tjetër, ndoshta në familje siriane?

Blerta Kadzadej: Këto janë informacione që unë i kam dëgjuar, por nuk mund t’i ndaj. Më tepër i di familja e Evës, kam përshtypjen që daja i saj e ka ndjekur dhe ka bërë të pamundurën për ta gjetur vajzën. Të gjithë kuptojmë nga ky kalvar kthimi që në vajzë e re nga një jetë të kaluar në kampet e Sirisë, gjeti forcën dhe njerëzit për t’u rikthyer. Detajet se ku ka qëndruar, s’mund t’i kem.

-Kemi mësuar se 22 shqiptarë të tjerë janë ende në Siri, gra dhe fëmijë, shumica e të cilëve në 4 operacionet e mëparshme, kanë refuzuar autoritetet tona për t’u kthyer në atdhe. Ka kontaktuar ndonjë prej këtyre familjeve, së fundmi për të kërkuar ndihmën tuaj për t’i kthyer në Shqipëri?

Blerta Kadzadej: Në dijeninë time, nuk kemi asnjë kërkesë. Normalisht këto kërkesa duhet të shkojnë pranë autoriteteve shqiptare në Shqipëri sepse nga Turqia ne mbulojmë Turqinë dhe vende të tjera dhe kjo e bënte edhe më të vështirë këtë operacion të kthimit të Evës. Nuk kam dijeni për shqiptarët që fatkeqësisht kanë mbetur akoma peng i kampeve të Sirisë dhe numri është ai që kam lexuar edhe unë.

-A ka mbërritur ndonjë shqiptar tjetër në Turqi, përmes të njëjtës rrugë si Eva?

Blerta Kadzadej: Ky është rasti i parë që ne kemi trajtuar, që të kenë hyrë në Turqi dhe më pas në Shqipëri. Nuk është një kalim i thjeshtë i kufirit sepse bëhet fjalë për njerëz që kanë kaluar një pjesë të jetës në një vend ku kaos ka mbizotëruar. Nëse do të kishte raste të tilla, kjo do të ishte qasja e duhur.

-Nëse të tjerë shqiptarë, do të ndjekin këtë rrugë kthimi drejt Turqisë, cilat procedura do të ndiqen për t’i kthyer ata në Shqipëri?

Blerta Kadzadej: Ky ishte një rast i veçantë, i pari që kemi trajtuar. Ne do të kërkonim që nëse shtetasit shqiptarë duan të kthehen nga Siria, duhet të komunikojnë me autoritetet në Shqipëri. Kalimet ilegale të kufirit nuk janë më e mira e mundshme për të zgjidhur situata të tilla. Homologët dhe institucionet turke patën profesionalizëm dhe humanizëm, por duhet të qasemi institucionalisht.

-A ka lidhur kontakt ambasada apo Ministria e Jashtme, me përfaqësues në Siri?

Blerta Kadzadej: Siria nuk hyn në vendet që mbulohen nga përfaqësia e Republikës së Shqipërisë në Turqi kështu që s’mund t’i kemi këto kontakte. Në 4 operacione të mëparshme që janë zhvilluar në total, ku janë shpëtuar 38 gra dhe fëmijë, 22 shqiptarë të mbetur në Siri, nuk kanë pranuar në mënyrë kategorike të kthehen dhe janë fshehur. /Report Tv/

Etiketat e lidhura

Blerta KadzadejEva Dumani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 8 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

2 Flet Erion Braçe për protestat
Para 8 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

3 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 14 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

4 Berisha: “Policia sulmoi selinë e PD, hodhi sasi të mëdha gazi”. Policia: Në PD u strehuan njerëzit me maska të protestës!
Para 9 orësh

Berisha: “Policia sulmoi selinë e PD, hodhi sasi të mëdha gazi”. Policia: Në PD u strehuan njerëzit me...

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.