Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 09:05 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026 Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë. Mos jini kategorik dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tradita e festimit të 1 janarit si fillimi i një viti të ri

Aktualitet E mërkurë, 1 Janar 2025 10:19
Tradita e festimit të 1 janarit si fillimi i një viti të ri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Festa e Vitit të Ri, është ndër më të vjetrat dhe më të kremtuarat në mbarë botën. Sipas Encyclopedia Britannica, të dhënat më të hershme sa i takon një feste të Vitit të Ri datojnë 2000 vjet para Krishtit, në Mesopotami, ku në Babiloni viti i ri (Akitu) filloi me hënën e re pas ekuinoksit pranveror dhe në Asiri me hënën e re më afër ekuinoksit të vjeshtës (mesi i shtatorit).

Për egjiptianët dhe fenikasit, viti fillonte me ekuinoksin e vjeshtës (21 shtator), për persët e lashtë fillonte në ekuinoksin e pranverës (21 mars), dhe për grekët e lashtë fillonte me solsticin e dimrit (21 dhjetor).

Në kalendarin e Republikës Romake viti fillonte më 1 mars, por pas vitit 153 para Krishtit data zyrtare ishte 1 janari, i cili vazhdoi në kalendarin julian të vitit 46 p. Krishtit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në Mesjetën e Hershme, pjesa më e madhe e Evropës së krishterë e konsideronte 25 marsin, festën e Shpalljes, si fillimin e vitit të ri, megjithëse dita e Vitit të Ri festohej më 25 dhjetor në Anglinë anglo-saksone.

Uilliam Pushtuesi dekretoi që viti të fillonte më 1 janar, por Anglia më vonë iu bashkua pjesës tjetër të të ashtuquajturit krishtërim dhe miratoi datën 25 mars. Kalendari gregorian, i miratuar në vitin 1582 nga Kisha Katolike Romake, rivendosi 1 janarin si ditën e Vitit të Ri dhe në shumicën e vendeve evropiane gradualisht u ndoq ky shembull: Skocia, më 1660; Gjermania dhe Danimarka, rreth 1700; Anglia, më 1752; dhe Rusia, në 1918.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ato fe dhe kultura që përdorin një kalendar hënor, kanë vazhduar të respektojnë fillimin e vitit në ditë të ndryshme nga 1 janari. Në kalendarin fetar hebre, për shembull, viti fillon në Rosh Hashana, ditën e parë të muajit Tishri, i cili bie midis 6 shtatorit dhe 5 tetorit. Kalendari mysliman, normalisht ka 354 ditë në çdo vit, me vitin e ri që fillon me muajin Muharrem. Nevruzi, një festival i lashtë Zoroastrian, festohet si një vit i ri kulturor në Iran dhe pjesë të tjera të Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore me ndikime persiane.

Mund t'ju interesojë

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

Para 3 minutash
Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 5 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 5 orësh

Viti i Ri Kinez, festohet duke filluar nga fundi i janarit ose fillimi i shkurtit. Kultura të tjera aziatike e festojnë këtë ditë në periudha të ndryshme të vitit. Në Indinë jugore, njerëzit e Keralës festojnë vitin e ri si Vishu dhe njerëzit në Tamil Nadu fqinje si Puthandu më 14 prill. Tibetianët e festojnë ditën si Losar në shkurt; dhe në Tajlandë festa, e quajtur Songkran, festohet në mes të prillit. Në Japoni, festa e Vitit të Ri Shōgatsu është një festë treditore, nga 1 deri më 3 janar.

Mysafiri i parë që kapërcen pragun, ose “këmba e parë”, është domethënëse dhe mund të sjellë fat nëse personi është i duhuri. Traditat e “këmbëve të para” vërehen në vendet mesdhetare, por edhe në Skoci dhe pjesë të Anglisë veriore.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 3 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

Java e 11-të e Abissnet Superiore/ Egnatia nis shkëputjen, Tirana dhe Partizani po rigjejnë ritmin
Para 8 minutash

Java e 11-të e Abissnet Superiore/ Egnatia nis shkëputjen, Tirana dhe Partizani po rigjejnë ritmin

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne
Para 1 ore

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 5 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 12 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 22 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 19 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.