Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 09:43 Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur Të paktën 20 emigrantë kanë humbur jetën dhe 133 të tjerë janë shpëtuar në katër operacione të ndryshme në det, në jug të ishullit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Inteligjenca Artificiale, si po na ndryshon mënyrën si mendojmë

Bota E martë, 29 Tetor 2024 10:42
Inteligjenca Artificiale, si po na ndryshon mënyrën si mendojmë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Revista prestigjioze shkencore Nature sapo ka publikuar një artikull me titull “Rasti i ndërveprimit njeri-Inteligjencë Artificiale (IA), Sistem 0 i Mendimit”. Autori, së bashku me një ekip studiuesish (Marianna Ganapini, Enrico Panai, Mario Ubiali), janë ndër autorët që trajtojnë temën komplekse të marrëdhënies njeri-IA, duke përdorur një këndvështrim multidisiplinar.

Artikulli propozon një teori të re, se si inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën se si ne mendojmë dhe marrim vendime. Ndërveprimi midis njerëzve dhe sistemeve të avancuara të IA po krijon një sistem të ri konjitiv, të cilin po e quajmë “Sistemi 0”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për të kuptuar konceptin e Sistemit 0 është e dobishme të bëjmë një hap prapa dhe të kujtojmë teorinë e dy sistemeve të mendimit të propozuar nga fituesi i çmimit Nobel, Daniel Kahneman. Sipas Kahneman, njerëzit përdorin dy sisteme të ndryshme njohëse për të marrë vendime dhe për t’u përballur me problemet: Sistemi 1, i karakterizuar nga të menduarit e shpejtë, intuitiv dhe automatik, dhe Sistemi 2, i cili përfaqëson të menduarit më të ngadaltë, analitik dhe të reflektuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sistemi 0 i referohet aftësisë së IA për të kryer detyra komplekse njohëse në mënyrë autonome dhe të pavarur nga mendja jonë biologjike. Këto detyra përfshijnë menaxhimin e sasive të mëdha të të dhënave, përpunimin e informacionit dhe marrjen e vendimeve ose sugjerimeve algoritmike.

Mund t'ju interesojë

Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur

Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur

Para 5 minutash
Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi

Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi

Para 11 minutash
Papa Leo i kërkon Mileit të Argjentinës të vendosë popullin para ekonomisë

Papa Leo i kërkon Mileit të Argjentinës të vendosë popullin para ekonomisë

Para 7 orësh

Megjithatë, ndryshe nga Sistemi 1 dhe Sistemi 2 që janë “prej mishi e gjaku”, Sistemi 0 është i jashtëm për trupin tonë, është inorganik dhe nuk ka aftësi të brendshme për t’i dhënë kuptim informacionit që përpunon. Kjo do të thotë që IA mund të analizojë dhe gjenerojë përgjigje pa kuptuar në të vërtetë përmbajtjen me të cilën punon, duke i lënë njerëzit me detyrën e interpretimit dhe atribuimit të kuptimit të rezultateve të marra.

Ky nivel ndërveprimi midis njeriut dhe IA shihet si një themel mbi të cilin bazohet të menduarit intuitiv (Sistemi 1) dhe ai analitik (Sistemi 2). Me fjalë të tjera, Sistemi 0 u ofron njerëzve mbështetje njohëse që përgatit informacionin në mënyrë më efikase, por megjithatë kërkon ndërhyrjen njerëzore për interpretim dhe vendim final.

Imagjinoni të keni një asistent të padukshëm që vazhdimisht filtron, organizon dhe prezanton informacionin për ta bërë më të lehtë për t’u kuptuar dhe përdorur. Ky asistent jo vetëm që ofron të dhëna, por i përpunon ato paraprakisht bazuar në preferencat dhe nevojat tona. Megjithatë, ne jemi ata që duhet të marrim përfundimisht vendim. Rreziku është se mos pranojmë në mënyrë pasive rezultatet e prodhuara nga IA, pa i vënë në dyshim ato, duke çuar kështu në një gërryerje të aftësive tona të arsyetimit personal.

Një çështje tjetër ka të bëjë me transparencën dhe besimin: si mund të jemi të sigurt që sistemet e IA janë të besueshme, pa paragjykime dhe në gjendje të ofrojnë informacion të saktë? Deri më sot, nuk kemi siguri, për më tepër, integrimi në rritje i të dhënave sintetike (jo të mbledhura drejtpërdrejt nga realiteti) rrezikon të ndryshojë perceptimin dhe të kuptuarit tonë për botën. Kjo mund të ndikojë negativisht në proceset e vendimmarrjes, veçanërisht në kontekste ku saktësia e informacionit është thelbësore. Bota.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur
Para 5 minutash

Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur

Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi
Para 11 minutash

Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi

Spalletti gjen justifikimin për ndalesën e radhës: Humbëm besimin dhe qetësinë në fushë
Para 20 minutash

Spalletti gjen justifikimin për ndalesën e radhës: Humbëm besimin dhe qetësinë në fushë

PD – PS u rikthehen diskutimeve për Refomën Zgjedhore, mblidhet sot Komisioni i Posaçëm
Para 26 minutash

PD – PS u rikthehen diskutimeve për Refomën Zgjedhore, mblidhet sot Komisioni i Posaçëm

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 13 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 23 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 20 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.