Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 12:22 Etrit Berisha: Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të synojmë kreun e grupit Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka dalë në konferencën për shtyp në “Shtëpinë e Futbollit”, në prag të dy ndeshjeve të fundit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
Lajmet e fundit
Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arnautët e Damaskut zotohen për riaktivizimin e Shoqërisë së parë shqiptare të 1947-s

Kosova E diel, 8 Mars 2026 20:17
Arnautët e Damaskut zotohen për riaktivizimin e Shoqërisë së parë shqiptare të 1947-s
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zotimi për riaktivizimin e Shoqërisë shqiptare në Damask ka kontekstin e vet më 2026 sikurse ai më 1947 kur u themelua. Viti 1947 karakterizohet në Sirinë e dalë prej Luftës së Dytë Botërore me një skamje të madhe që përfshinte shqiptarët që me shumicë erdhën dhe u vendosën në Damask midis dy luftërave botërore. Po në atë kohë (1947-1978) erdhën edhe emigrantë politikë nga Kosova e Shqipëria si dhe u vërshuan refugjatët palestinezë, saqë qeveria siriane nuk ishte më në gjendje të ofrojë më ndihmë. Kjo skamje ishte ajo që e shtyu parinë shqiptare të mblidhej e të formonte Shoqërinë bamirëse shqiptare, që kishte qëllim urgjent ndihma për nevojtarët. Ky kontekst del tani edhe më i prekshëm
Në Damask, si në shumë qytete në Lindjen e Mesme, mbahen gjatë muajit të Ramazanit iftare me karakter familjar të gjerë ose shoqëror që mbledh një familje të madhe ose një komunitet, ku shtrohen atje muhabete të ndryshme që kanë të bëjnë me preokupimet e ndryshme, e sidomos tani gjatë luftës së re në Lindjen e Mesme, ku raketat iraniane gati kalojnë përditë mbi Damask për në Izrael.

Mirëpo, iftari kësaj here ishte më ndryshe me iftarin e vitit 2025 si nga numri i të pranishmëve ashtu nga temat që u shtruan. Iftaret më 2025 u mbajtën vetëm disa muaj pas rrëzimit të diktaturës së familjes Asad që sundoi gjatë prej vitit 1970 deri më 2024, pra kur vendi sa kishte dalë prej një luftë shkatërruese që i detyroi miliona të ikin jashtë Sirisë. Tani, pasi që regjimi i ri u stabilizua duke marrë përkrahje të mirë ndërarabe (e sidomos nga Arabia Saudite) dhe ndërkombëtare (sidomos nga SHBA-ja dhe presidenti Trump personalisht), e duke hapur rrugën për shpresa të reja në jetën politiko-ekonomike dhe shoqërore, iftari që u mbajt më 5 mars 2026, tregoi disa shenja të reja për atë që ndryshoi në Siri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Iftari sivjet me nja 80 arnautë u mbajt në një restorant të madh në qendër të Damaskut shumëmilionësh. Kjo vetvetiu tregon shumë. Në kohën kur u formua Shoqëria e parë shqiptare në Damask (1947) kryeqyteti nuk kishte më shumë se 250 mijë banorë dhe ishte lehtë të kalohet nëpër lagje të Damaskut në këmbë ose në tramvaj midis lagjeve ku banonin shumica e shqiptarëve në veri të Damaskut. Mirëpo, më vonë, Damasku u shtri në të katër anët nëpër fusha e male dhe shqiptarët u shpartalluan në shumë lagje prej viteve ‘60 të shekullit XX.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kolonel Abdyl Jashari (i dyti nga e majta) në mesin e pjesëmarrësve në iftar ku u dha zotimi për riaktivizimin e Shoqërisë së parë shqiptare të 1947-s

Nga ana tjetër, me vendosjes e regjimit njëpartiak më 1963 e më pastaj e sundimit të dinastisë Asad gjatë 1970-2024, liritë politike dhe shoqërore u kufizuan dhe përqendruan në shërbim të pushtetit, kështu që shqiptarët që janë afër 10 mijë në Siri pësuan më shumë sepse nuk kishin ndonjë të vetin në pushtet. Më 1974 u hap një dritare e një shprese e madhe me fillimin e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi e Kulturën Shqiptare për të Huaj (SNGJLKSH), sepse prej 1975 shkonin atje arnautët e Damaskut për ndonjë paraqitje ose për kurset e gjuhës shqipe. Ky kanal ishte edhe organ frymëzimi pasi që i lidhte shqiptarët e Sirisë, që janë me shumicë prej Kosove, me trungun kombëtar. Mirëpo, nga 2008 u mbyll ky kanal për shkak të ashpërsimit të sistemit për viza për sirianët, deri kur me një përpjekje maksimale e me një mirëkuptim të MPJ-se u hap përsëri më 2024 për një kategori të kufizuar.

Mund t'ju interesojë

PDK kryetar i ri: analistët paralajmërojnë ndikimin e grupeve të interesit në garë

PDK kryetar i ri: analistët paralajmërojnë ndikimin e grupeve të interesit në garë

Para 21 orësh
Nis ndërtimi i fabrikës së municionit në Jahoc, Ministria e Mbrojtjes: prodhimi testues deri në fund të vitit, ekspertët dyshojnë

Nis ndërtimi i fabrikës së municionit në Jahoc, Ministria e Mbrojtjes: prodhimi testues...

7 Nëntor 2026, 21:03
Albin Kurti në Francë: Merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe darkën shtetërore të Macron

Albin Kurti në Francë: Merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe darkën shtetërore të ...

7 Nëntor 2026, 19:47

Në këtë iftar të madh morën pjesë përfaqësues të gjitha shtresave dhe gjeneratave të shqiptarëve të Damaskut: klerikë, biznesmenë, ushtarakë, punëtorë, studentë, pleq e të rinj. Mysafir nderi ishte koloneli Abdyl Jashari i ushtrisë siriane, me origjinë prej Kosove, i cili mbajti edhe një fjalë përshëndetëse. Në fund të iftarit u mbajtën tri fjalime. Fjalimin e parë e mbajti kleriku Abdylkader Numani, imam i një xhamie në jug të Damaskut, përndryshe me origjinë nga Kosova, që e theksoi rëndësinë e këtij takimi që i mblodhi kaq shqiptarë për herë të parë prej 1947, saqë shumë prej tyre u njohën mes vete në këtë rast. Për këtë ai theksoi edhe rëndësinë e gjuhës shqipe që po asimilohej. Fjalën e dytë e mbajti autori i këtij teksti që e lidhi rëndësinë e mësimit të gjuhës me riaktivizimin e Shoqërisë shqiptare të themeluar më 1947 dhe e pasivizuar më 1949, përkatësisht me grusht-shtetin e parë ushtarak në Siri, pasi që me rrëzimin e diktaturës më 8. 12. 2024 nuk ka më pengesa as politike as ligjore. Në fjalën e fundit, kolonel Jashari e përkrahu idenë për riaktivizimin e Shoqërisë shqiptare dhe u zotua se mbas Bajramit të fillojë sendërtimi i iniciativës për riaktivizimin e Shoqërisë.

Ky iftar mori këtë drejtim dhe u kurorëzua me zotimin për riaktivizimin e Shoqërisë shqiptare në Damask që ka kontekstin e vet më 2026 sikurse ai më 1947 kur u themelua kjo shoqëri. Viti 1947 karakterizohet në Sirinë e dalë prej Luftës së Dytë Botërore me një skamje të madhe që përfshinte shqiptarët që me shumicë erdhën dhe u vendosën në Damask midis dy luftërave botërore. Po në atë kohë (1947-1978) erdhën edhe emigrantë politikë nga Kosova e Shqipëria si dhe u vërshuan refugjatët palestinezë, saqë qeveria siriane nuk ishte më në gjendje të ofrojë më ndihmë refugjatëve. Kjo skamje ishte ajo që e shtyri parinë shqiptare ta mblidhej e të formonte Shoqërinë bamirëse shqiptare, që kishte qëllim urgjent ndihma për nevojtarët.

Ky kontekst del tani edhe më i prekshëm. Pas një lufte të vazhdueshme 15-vjeçare dhe shkatërrimi deri në themel i një lagjeje shqiptare në jug të Damaskut, shumë shqiptarë mbeten pa strehim e punë. Sipas të dhënave të organizatave ndërkombëtare 90 për qind e sirianëve jetojnë në varfëri, gjë që përfshin edhe shqiptarët. Por në të njëjtën kohë kemi tani edhe biznesmenë shqiptarë që janë në gjendje të ofrojnë ndihmë. Njëri prej tyre është edhe Kenan Hixhazi, i cili ishte sponsor i këtij iftari të madh, por i cili ofroi shumë paketime me ushqim që i prodhon fabrika e tij “New Park”.

Në këtë kontekst, participantët në këtë iftar dolën me një shpresë të re për ditë më të mira, sepse u përmend se Shoqëria e re shqiptare nuk do të jepte vetëm ndihma për nevojtarët por edhe libra dhe kurse të gjuhës shqipe për ata që shprehën interesim ta mësojnë gjuhën shqipe.

Nga: Muhamed Mufaku

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Etrit Berisha: Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të synojmë kreun e grupit
Para 2 minutash

Etrit Berisha: Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të synojmë kreun e grupit

Mediu në GJKKO: Privatizimi i Partizanit erdhi me kërkesë të PS
Para 14 minutash

Mediu në GJKKO: Privatizimi i Partizanit erdhi me kërkesë të PS

Julian Shehu flet për ndryshimet me Maran: Luajmë më shumë në sulm, objektivi është vendi i parë
Para 26 minutash

Julian Shehu flet për ndryshimet me Maran: Luajmë më shumë në sulm, objektivi është vendi i parë

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari
Para 34 minutash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 16 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 23 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.