Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 11:48 Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka theksuar ditën e sotme se maskimi dhe largimi nga vendngjarja nuk mund ta fshehin përgjegjësinë përpara ligjit, duke…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Trenat nazistë mbajnë gjallë një minierë qymyri në Bosnje

Kuriozitete E diel, 18 Gusht 2024 12:21
Trenat nazistë mbajnë gjallë një minierë qymyri në Bosnje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në periferi të minierës së qymyrit Sikulje të Bosnjës, punëtorët shkuan për të parë pasi vërejtën një të huaj duke i fotografuar trenat e minierës.
“Doli se ai ishte një gjerman dhe xhaxhai i tij kishte drejtuar një nga këto lokomotiva në frontin rus gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha Hasan Blekoviq, një menaxher i lartë në minierë.
Tetëdhjetë vjet pas daljes nga fabrikat gjermane, pesë lokomotiva të luftës, Kriegsloks, ende operojnë në minierën Sikulje pranë Tuzlës, një rajon ku sistemi hekurudhor u ndërtua për të ndihmuar pushtimin.
Pas pushtimit të Bashkimit Sovjetik në vitin 1941, logjistika e luftës e Gjermanisë naziste u bllokua. Kolonat e automjeteve ngecën te një ndalesë në rrugë vjeshtës dhe lokomotivat e prodhimit gjerman ngrinë në dimrin e ashpër që pasoi.
“Lufta nuk mund të humbet për shkak të problemeve të transportit, ajo duhet zgjidhur”, i kërkoi Adolf Hitler kreut të armatimeve dhe municioneve për nazistët, Albert Speer.
Në vitin 1942, udhëheqja naziste shtyu përpara një prodhim më të madh lokomotivash të tilla që mund t’u rezistonin kushteve të vështira ruse dhe për furnizime të shpejta në frontin lindor.
Trenat Kriegslok mund të prodhoheshin shpejt, por i mbanin komponentët jetikë të izoluar nga i ftohti, duke përfshirë ekuipazhin e tij, i cili mund të mbyllej brenda një kabine.
Mijëra Kriegslok që u prodhuan, u bënë nga të burgosurit e luftës sovjetike.
Rreth 300 nga trenat e prodhuar nga nazistët u përdorën në pushtimin e Jugosllavisë, me më shumë se gjysmën të mbetur në vend mes kaosit gjatë tërheqjes së gjermanëve.
Shumë prej trenave u hodhën si hekurishte, të tjerë përfunduan në muze, por për industrinë e kritikuar të qymyrit në Bosnjë, trenat janë bërë një pjesë jetike e operimit.
Minierat e qymyrit të Bosnjës janë goditur rëndë nga reduktimet e subvencioneve shtetërore dhe premtimi i vendit për të mbyllur industrinë e qymyrit deri në vitin 2050, në përputhje me kërkesat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Pesë vjet më parë, rreth 4.000 njerëz punonin në kompaninë minerare Kreka, asetet e së cilës përfshijnë minierën e Sikuljes.
Sot kompania ka vetëm 1700 të punësuar dhe menaxherët e minierës thonë se çdo qindarkë e shpenzimeve po llogaritet me kujdes.
“Trenat na kushtojnë vetëm rreth 500 euro çdo muaj për të funksionuar”, thotë Blekoviq, drejtor i mirëmbajtjes në minierën e Sikuljes për Kriegsloks.
Kostoja relativisht e vogël operative për lokomotivë është për vajin lubrifikues dhe disa furnizime të tjera dytësore. Karburanti, praktikisht është pa pagesë.
Kriegsloks ishin projektuar për të punuar me qymyr kafe, një lëndë djegëse e thërrmuar dhe me cilësi të ulët. Me minierën Sikulje e vendosur në rezerva të mëdha qymyrguri, furnizimi i trenave me karburant praktikisht është i pakufizuar.
Miralem Oderoviq ka 20 vjet që drejton trenat e prodhimit gjerman, një punë që e ka bërë i ati para tij. Punëtori thotë se e do punën, por tregon djegiet në njërën këmbë nga avulli që ndonjëherë shpërthen në kabinë.
Drejtimi i trenave unik shoqërohet me disa rreziqe të papritura, thotë Oderoviq.
Pas krizës financiare të vitit 2008, ai tha, “djemtë do të hidheshin në tren ndërsa ne po lëviznim dhe do të fillonin të vidhnin qymyrin nga tenderi”.
Linjiti i vjedhur, ose shitej, ose përdorej nga hajdutët për të ngrohur shtëpitë e tyre gjatë krizës ekonomike. Shoferi pa njërin që ra dhe humbi krahun nën rrotat e trenit.
Punëtorët e mirëmbajtjes thonë se tani për tani janë në gjendje t’i prodhojnë vetë pjesët e tyre të ndërrimit për trenat, por lëvizja me to është më e kufizuar.
“Përderisa ta kemi këtë punëtori që funksionon, ne mund t’i mbajmë trenat në gjendje për të punuar”, tha Hasan Blekoviq për të ardhmen e Kriegsloks.
“Por, ne kemi nevojë për mekanikë të aftësuar për t’i mirëmbajtur lokomotivat. Duhen rreth 10 vjet për të trajnuar dikë dhe brezi i ri thjesht nuk duket i interesuar për këtë punë,” shtoi ai.
Amos Chapple
Foto:Amos Chapple (RFE/RL)
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

Mund t'ju interesojë

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyllja e qendrës së Aleancës në Toulouse

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyl...

Para 20 orësh
Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe riarmatimit

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit...

7 Nëntor 2026, 22:01
Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programin Artemis

Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programi...

7 Nëntor 2026, 20:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!
Para 1 minute

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!

Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi
Para 7 minutash

Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi

Formacioni më i mirë i javës së 11-të në Abissnet Superiore
Para 17 minutash

Formacioni më i mirë i javës së 11-të në Abissnet Superiore

Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pasagjere në Levan
Para 18 minutash

Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pasagjere në Levan

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 15 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 22 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.