Home Aktualitet Enkelejd Alib...

Enkelejd Alibeaj në Finiq: Mosdistancimi nga Berisha, rrezik izolimi për gjithë PD-në

37
0

Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj prezantoi këtë të hënë kandidatin për kryetar bashkie në Finiq, Leonidha Papa. Ai u shpreh se Partia Demokratike po kalon një proces të dhimbshëm, por të domosdoshëm.

“Dy vite më parë, ai që ishte drejtuesi historik i Partisë Demokratike, ka qenë dy herë president, dy herë kryeministër prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej Mbretërisë së Bashkuar, u përcaktua non grata. Jo vetëm kaq, por ky ishte një rrezik i madh për Partinë Demokratike nëse nuk ndodhte që të merrte një masë distancimi, e gjithë Partia Demokratike do të ishte e izoluar. Perëndimi vendos mure të forta dhe kjo në situatën ku jemi, të jesh i izoluar do të thotë të mos kesh asnjë shpresë në të ardhmen për qeverisje”, theksoi ai.

Nga ana tjetër Alibeaj, tha se ata zgjodhën të ruanim PD-në të pastër, të respektonte lirinë e individit, të drejtën e pronës, të përndjekurit dhe pronarët.

“Sali Berisha dhe Ilir Meta hynë në politikë në 90-ën dhe janë ende në politikë. Por unë nuk di lider në Europë sot që të jenë ende. Kanë ikur kryeministra në Gjermani, Itali, Francë e kudo, kanë ikur nuk janë më në skenë politike. Vetëm këtu janë ende. Edi Rama ka në pushtet pa lëvizur fare që në 1998-ën. 1998-2023 ka bërë pushim vetëm një vit e gjysmë. Iku nga Bashkia e Tiranës në 2011, erdhi në pushtet në 2013-ën. Gjithë pjesën tjetër ka qenë në pushtet. Është e paimagjinueshme që të rrinë kaq kohë në pushtet njëri apo tjetri”, theksoi ai. Sipas Alibeajt, “është e papranueshme dhe e patolerueshme që sot Sali Berisha të shpallë luftë ndaj Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimi Europian”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit