Home Bota Erdogan përsë...

Erdogan përsërit ofertën për të ndërmjetësuar dialogun Ukrainë-Rusi

39
0

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky e cila u fokusua në negociatat Rusi-Ukrainë, për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Gjatë bisedës telefonike, Erdogan përsëriti gatishmërinë e Turqisë për të mbështetur procesin e negociatave, duke përfshirë edhe një rol ndërmjetësues të saj.

Nga ana e tij, presidenti ukrainas shprehet se i ka kërkuara Erdogan në vigjilie të takimit të tij me Putin që të krijohet mundësia për evakuimin e civilëve nga Mariupoli.

“Pata një bisedë të rëndësishme telefonike me presidentin Erdogan. Në prag të bisedimeve të tij me Putinin, theksova nevojën për evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga Mariupol, përfshirë fabrikën e çelikut Azovstal, madje edhe për trupat e bllokuara. Diskutuam gjithashtu procesin e negociatave, koordinimin me Turqinë dhe vendet e tjera për garancitë e sigurisë për shtetin tonë. Pjesë e bisedës ishin dhe çështjet që lidhen me aftësitë mbrojtëse të Ukrainës dhe sigurinë globale ushqimore, e cila është e kërcënuar për shkak të bllokadës së lundrimit në Detin e Zi”, tha Zelensky.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit