Home Aktualitet Erion Braçe &...

Erion Braçe “përplaset” me zëvendësministrin e Energjisë në Komisionin e Financave

478
0

Deputeti socialist Erion Braçe vijon të bëjë opozitën brenda mazhorancës socialiste.

Ditën e sotme, Braçe ka debatuar ashpër me zëvendësministrin e Energjisë, Ilir Bejtja, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

Braçe ka qenë në mbështetje të fermerëve vendas dhe problematikave me të cilat përballen ata, është shprehur se ashtu siç janë rritur çmimet e hekurit apo produkteve të tjera të ndërtimit, është normale të pritet që edhe gruri të rritet sipas çmimeve të bursës.

Ndërsa Bejtja është përgjigjur se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pasi aktualisht çmimi i grurit në vendin tonë është në përputhej me atë të bursës.

Pjesë nga debati

Erion Braçe: Ky afat kaq i gjatë pa bërë analizë nëse kontrata është apo jo me afat krijon mundësi për spekulim sepse në 1 janar 2022 çmimet janë rritur, pretendoni ju.

Ilir Bejtja: Mund të përjashtohen kontratat që janë jashtë afatit.

Është në diskrecionin tonë dhe tuajin ta vërtetojmë dhe kontratat jashtë afateve paguajnë penalitete dhe nuk mbështeten.

Braçe: Do ta shohim. Po i bëj thirrje kujtdo që grurin ta shesin me çmimin e bursës.

Bejtja: Nuk e shesin dot se është më lirë gruri në bursë se këtu.

Braçe: Po hekuri si është?

Bejtja: Shitet në çmim burse. Jam dakord që çmimi i grurit duhet ngritur për të mbuluar kostot por këtu nuk jemi për këtë çështje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit