Home Aktualitet Erion Veliaj ...

Erion Veliaj ironizon Këlliçin për projektin e Lanës, flet për paratë ruse

43
0

Kryebashkiaku i Tiranës që kërkon një mandat të tretë, Erion Veliaj ka ironizuar projektin e Belind Këlliçit për transformimin e Lanës, ndërsa ka folur edhe për vendimin e godinave mbi-50 vjeçare. Nuk do të ketë prishje të tyre sipas Veliajt, por verifikime për t’i riparuar.

“Ka pallate që janë ndërtuar në vitet 60 me punë vullnetare Kur ne themi duam të bëjmë kontroll të pallateve jo për t’i prishur për të parë se çfarë duhet rregulluar që pallati të rrijë në kmbë. Nuk duam të prishim asnjë pallat. Nëse çdo qen rruge ka një çip dhe e dimë se çfarë sëmundjesh ka. Ne pas këtyre tërmeteve duhet të dimë se çfarë problemesh ka pallati? Ju kujtohet Lana e këtyre, e gjitha e ndërtuar pa leje mbi kolektor dhe fakti që sot edhe për kundërshtarin tonë është kthyer në tundim për të bërë banjo dielli do të thotë që diçka e kemi siç duhet pavarësisht se nuk jemi tipa që lahemi në Lanë”,-tha Veliaj.

Po ashtu ai foli edhe për temën e parave ruse. ”I patë llogaritë e Monikës? Është ratsësi tha Monika, më erdhën në bankë. Si ka mundësi që llotaria e Kremlinit nuk i ra asnjërit nga ne? Kur Putini donte një mashë për Shqipërinë gjeti Monikën dhe Ilirin dhe jo asnjë prej nesh. Kush nuk do t’i donte 13 mijë euro çdo muaj në bankë si ka mundësi që i bie llotari e Kremlinit këtyre? E dini pse? Se janë shërbëtorët e tyre”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit