Home Aktualitet Erion Veliaj:...

Erion Veliaj: Me buxhetin e 2022, do të investojmë më shumë në fushën e teknologjisë

40
0

Kryebashkiaku Erion Veliaj vijoi turin e dëgjesave për buxhetin e vitit 2022, e kësaj here ai bisedoi me profesionistë të rinj të qytetit. Veliaj theksoi se buxheti i vitit 2022 i kushton zërin më të rëndësishëm rinisë, mes të cilave edhe projektet për rijetësimin e Piramidës, Kampusin Universitar në Universitetin Bujqësor, Kopshtin Zoologjik, terrenet e reja sportive dhe pistat e vrapimit te Parku i Farkës, Liqenin e Thatë, apo pista profesioniste te Liqeni Artificial.

“Investimin më të madh do ta bëjmë në fushën e teknologjisë së informacionit me transformimin e Piramidës, ku të rinjtë do të kenë mundësi jo vetëm të mësojnë si të kodojnë apo për realitetet virtuale, robotikën, etj., por aty do të gjejnë edhe një bibliotekë e hapësira për aktivitete. Duam që Piramida të jetë shtëpia më e madhe e rinisë. Nëse themi se rinia është prioritet, atëherë do investojmë pronën më të mirë të qytetit, si Piramida, për ta,” tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë e vuri theksin te projekti ambicioz i 100 terreneve të reja sportive, që do hapen vitin e ardhshëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit