Home KRYESORE Erion Veliaj ...

Erion Veliaj me ministren e turizmit dhe kryebashkiakun e Kamzës pastrojnë Bregun e Lumit

259
0
Kryebashkiaku Erion Veliaj vazhdon punën për pastrimin e bashkisë dhe krijimin e një kulture ku çdo njeri të mbajë pastër mjedisin.
Veliaj njihet si partizan i mbjelljes së pemëve në bashki.
Por pas vendimit të kryeministrit Rama se do jemi në këtë mandat qeveritar një vend turistik e me mjedis të kulturuar, kryebashkiaku sot ishte te Bregu i Lumit në pastrimin e zonës.
Pas këtij aktiviteti pastrimi, Erion Veliaj shkruan në facebook:
“Bashkë me Mirelën dhe Rakipin, në aksionin e madh për pastrimin me themel të Bregut të Lumit. Një super organizim i Bashkisë së Tiranës, Bashkisë së Kamzës dhe Ministrisë së Mjedisit, por ftesa është për qytetarët e zonës  që të mos ndotin më!
Bregu i Lumit  ka shpëtuar nga përmbytjet, falë investimeve që kemi bërë gjashtë vitet e fundit , e tani na mbetet ta mirëmbajmë, duke mos i hedhur mbetjet vend e pa vend. Bëjeni për fëmijët tuaj”- shkruan Veliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit