Home Aktualitet Erion Veliaj ...

Erion Veliaj me studentë, nxënës e mësues në parkun e Liqenit të Farkës

268
0

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë me studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe nxënës e mësues të shkollave të Farkës, ku mbollën 170 pemë të reja në Parkun e Liqenit të Farkës.

Sot kam 170 mirënjohje për 170 pemët që çunat e gocat e Farkës dhe ata të Universitetit Bujqësor kanë mbjellë në këtë hapësirë, që po transformohet në mënyrë të paimagjinueshme. Këtë pranverë, përveç se të presim sythat e parë të këtyre pemëve, do të presim edhe hapjen e parkut të madh të Farkës. Është një park më i madh se i Liqenit të Tiranës. E di që për ata që kanë parë transformimin e Liqenit të Tiranës, mendojnë se ai është një ndër parqet më të bukur në Ballkan, por parku i Farkës do jetë edhe më i bukur. Ka vërtet një investim cilësor, por mbi të gjitha është edhe një hapësirë më e madhe”, tha Veliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit