Home Aktualitet Erion Veliaj:...

Erion Veliaj: Mezi pres të vazhdojmë bashkë projektet për Tiranën Europiane

167
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet lokale të 14 Majit fitoi një mandat të tretë me një rezultat të thellë, madje historik. Mbi 60 mijë vota në avantazh ndaj rivalit, Belind Këlliçit. Në një takim falënderues me të gjithë grupet e punës në terren dhe me drejtuesit e njësive dhe komunave, Veliaj tha ndër të tjera se mezi pret që të vijojë projektet për Tiranën europiane.

Gjatë fjalës së tij, Erion Veliaj theksoi se PS nuk fitoi vetëm bashkinë e madhe, por ka fituar masivisht në të 27 njësitë e kryeqytetit. “Fituam 27 me zero. PS është forca zhvilluese që e çon jo vetëm Tiranën por çdo njësi tonën vetëm përpara. Çdo shqetësim për qytetin do të gjejë zgjidhje duke nisur nga nesër”, tha Veliaj.

Në fjalimin e fitores nga oborri i selisë rozë, Veliaj kërkoi nga kandidatët e tjerë që të bashkëpunojnë Këshillin Bashkiak të Tiranës. “Dua që të përdor këtë mundësi t’i shtrij dorën e bashkëpunimit të gjithë atyre që kandiduan për Bashkinë e Tiranës, dua t’i shtrij dorën e bashkëpunimit Belindit, Arlindit, Rolandit, dua t’i shtrij dorën e bashkëpunimit Markos, Lajlës. Ne nuk jemi armiq, jemi gdhirë në të njëjtin qytet. Kalojmë në të njëjtat rrugë, do të kemi të njëjtat probleme”,-tha më tej Veliaj.

Në mesazhin e tij të falënderimit për këdo që kontribuoi për fitoren e jashtëzakonshme të Partisë Socialiste në Tiranë, e sidomos të qytetarëve që i dhanë sërish votën për një mandat të tretë në krye të Bashkisë, Erion Veliaj kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për të vijuar punën për zhvillimin e Tiranës. Nga selia e PS, Veliaj tha se do t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit kandidatëve që garuan së bashku me të në këto zgjedhje, por sidomos të gjithë këshilltarëve të çdo force politike të zgjedhur nga qytetarët për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Mandej, ai tha se Tirana na tregoi shumë qartë se më shumë se gishtin, kërkon një dorë të shtrirë dhe një dorë të shtrënguar. “Tirana tregoi se pëlqeu ata që mbjellin pemë, në vend të atyre që përçajnë. I them të gjithë demokratëve se do të jem edhe kryetari juaj, me përulësi, njësoj siç administrata jonë nuk i ka ndarë njerëzit në të majtë e të djathtë. Dua të falenderoj ata të djathtë që nuk pranuan që zgjedhjet lokale të ktheheshin në zgjedhje pro dhe kundër Amerikës. Dua të falenderoj edhe ata që mendojnë ndryshe nga ne dhe t’iu them që vota juaj nuk është e kotë”, përfundoi Veliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit