Home KRYESORE Erion Veliaj ...

Erion Veliaj në Ukrainë, Zelensky: Mora mbështetje për rindërtimin e qyteteve të rrënuara

1766
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Ukrainë. Së bashku me homologët nga qytetet europiane, ata janë takuar me presidentin Volodymyr Zelenskyy. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti i Ukrainës, i cili ka falënderuar delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane, që do të mbështesin sipas tij punën për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga lufta ruse.

“Jam i lumtur të mirëpres delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane në Ukrainë. Ne e vlerësojmë që në këtë kohë të vështirë kur shteti ynë po lufton pushtimin rus, ju jeni afër nesh. Gjithashtu do të jemi mirënjohës për ndihmën në restaurimin e banesave, infrastrukturës dhe kushteve për kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre. Me rëndësi që rindërtimi filloi jo pas luftës, por tani”, u shpreh Zelensky.

Bashkia e Tiranës do të ndërtojë një shkollë të re në qytetin e Kharkivit, të shkatërruar nga lufta, si dhe do të ndihmojë në procesin e rindërtimit. Veliaj iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryebashkiakut të Kharkivit për të qenë pjesë e Këshillit Koordinues të qyteteve partnere, që do të ndihmojnë në rindërtimin e Ukrainës. Po ashtu Veliaj shprehu gatishmërinë e Tiranës për të kontribuar për rindërtimin dhe kapërcimin e pasojave të luftës.

Kurse kryetari i Presidiumit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Shefi i Zyrës së Presidentit, Andriy Yermak dhe Presidenti i Eurocities, Kryetari i Bashkisë së Firences, Dario Nardella, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për të mbështetur rindërtimin e qëndrueshëm të qyteteve të Ukrainës.

Presidenti i Eurocities, theksoi edhe se Asociacioni solidarizohet me Ukrainën në kohët e vështira të luftës dhe u ofron mbështetje qyteteve dhe komuniteteve të Ukrainës, si dhe njerëzve që u detyruan të largohen përkohësisht nga vendi.

Shoqata e qyteteve evropiane Eurocities është një platformë politike që bashkon organet e vetëqeverisjes lokale të më shumë se 150 qyteteve më të mëdha evropiane dhe më shumë se 50 qyteteve partnere. Pothuajse 140 milionë qytetarë në 38 vende janë nën udhëheqjen e këtyre organeve. Anëtarë të Shoqatës nga Ukraina janë Kievi, Lviv, Odesa dhe Kharkiv.

Postimi i plotë nga Zelensky

Jam i lumtur të mirëpres delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane në Ukrainë. Ne e vlerësojmë që në këtë kohë të vështirë kur shteti ynë po lufton pushtimin rus, ju jeni afër nesh.

Gjithashtu do të jemi mirënjohës për ndihmën në restaurimin e banesave, infrastrukturës dhe kushteve për kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre. Me rëndësi që rindërtimi filloi jo pas luftës, por tani.

U nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për të mbështetur rindërtimin e qëndrueshëm të qyteteve të Ukrainës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit