Home Aktualitet Erion Veliaj:...

Erion Veliaj: Ofrojmë të njëjtin shërbim për fëmijët, si në qendër edhe në periferi

156
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inauguroi kopshtin e ri “Bletëza Maja” në Fikas.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, Veliaj theksoi se një nga sfidat e bashkisë ishte ofrimi i shërbimit me të njëjtën cilësi, si në qendër ashtu edhe në periferi.

Një nga sfidat që kemi pasur dhe ka qenë edhe vetë kemi qenë skeptik, a do arrijë dot Tirana e madhe të ofrojë shërbime dinjitoze, si në periferi edhe në qendër. Sot ia kemi mbërritur kësaj dite. Me këtë kopësht i kemi dhënë prindërve një mesazh shumë të fortë: Nuk ka arsye pse të dyndemi në Tiranë me trafik dhe ngarkesë, e cila duke qenë se është urbanizuar jashtë mase, kopshtet janë në kapacitete maksimale. I gjetëm kopshtet me 30% kapacitet, ndërkohë sot jemi në një situatë ku kemi më shumë kërkesa, në disa raste dhe 7-8 fish më shumë, se sa mundësitë, tha Veliaj.

Ne do të hapim 10 kopshte dhe shkolla këtë semestër dhe 10 të tjera, semestrin e dytë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në Tiranë. Po bëjmë histori”, shtoi kryebashkiaku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit