Home ShowBiz Ermal Mamaqi ...

Ermal Mamaqi ka një mendim për konkurrentët e “BBV”, por që s’është shumë pozitiv

148
0

I ftuar në “Top Albania Radio”, Ermal Mamaqi foli ndër të tjera, për fenomenin “BBVA”.

Ermali tha: “Mesa kemi parë nga këto 100 “Big Brother-at” që kanë ikur, ka një afat shumë të shkurtër skadence, pasi mbaron “BBVA” dhe deri diku, pa paragjykuar dhe fyer asnjeri, duket sikur fama e këtyre njerëzve mbaron në momentin që mbaron ai spektakël. Jehona vazhdon disa kohë dhe kaq.

“Kur më thonë ca njerëz që “Uau, braavo! Njëshi, dyshi, shih sa e mirë kjo”, unë u bëj një pyetje: “Ore, para se të fillonte “BBVA”, ku ishin këta? Pse s’kanë bërë hajër (më parë)? Pse gjithë kjo epidemi? Pse gjithë kjo fitore, këto vlera të proklamuara, këto avantazhe?”.

Ermali u shpreh se mendon se e gjithë fama vjen prej formatit dhe jo prej personazheve:

“Padyshim, (është efekti i formatit) dhe padyshim, këtë format e fitojnë ata që nuk kanë asgjë për të humbur, sepse dikush që ka një listë të gjatë me punë, nuk e gjen mundësinë për të hyrë aty brenda. Unë për shembull nuk e kam. Po të futem aty brenda, do humbas lekë çdo ditë”.

Ai shtoi gjithashtu se mendon se për momentin, është shumë i mbivlerësuar i gjithë ky efekt.

“Mendoj se është i mbivlerësuar dhe do bjerë ai efekti, sepse do të fitojë një tjetër “Big Brother”, do të dalin personazhe të reja dhe ne mezi do i presim”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit