Home Sporti Ernest Muçi m...

Ernest Muçi merr ofertën e bujshme nga skuadra e madhe në Francë

64
0

Ernest Muçi është një nga futbollistët më të spikatur të kombëtares sonë, pasi po zhvillon një sezon shumë të mirë me Legian e Varshavës në kompeticionet europiane.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, për kartonin e Muçit interesohen “gjigandët” francezë të Monaco dhe një “personazh” kyç në këto negociata është dhe ish-menaxheri i 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, Jorge Mendes, i cili duket të jetë i vendosur të transferojë Muçin në Principatë

Nëse gjithçka realizohet për Muçin, ai mund të bëhet edhe lojtari që është shitur më shtrenjtë nga Polonia drejt një vendi tjetër, me skuadrën e Monaco, që pritet të japë plot 15 milionë euro për kartonin e “legjionarit”, ndërsa Tirana do të përfitonte 1.5 milionë euro nga shitja, pasi zotëron 10% të kartonit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit