Home Aktualitet Euro fiton te...

Euro fiton terren kundrejt Lekut, me sa u këmbye sot

1
0

Pas shumë javësh në pikiatë, monedha europiane Euro e ka mbyllur javën me rritje të konsiderueshme sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Më konkretisht 1 Euro këmbehet me 106.01 Lekë ndryshe nga një javë më pare kur këmbehej me 103.83 Lekë në tregun valutor.

Trendi rritës ka vijuar edhe për monedhat e tjera krahasuar me një javë më parë. Dollari amerikan e ka mbyllur javën duke u këmbyer me 97.53 Lekë, nga 94.55 që ishte me 11 Gusht. Ndërsa Paundi britanik këmbehet në agjencitë e tregut valutor me 124.01 Lekë duke fituar terren me 4 pikë më shumë se një javë më parë.

Gjatë muajit Korrik monedha Euro preku vlerën më të ulët historike, duke u këmbyer me 100.49 Lekë.

Në fillim të këtij muaji Banka e Shqipërisë bëri publik vendimin për të tërhequr më shumë Euro duke shtuar blerjet në tregun e brendshëm dhe ndërhyri në kalendarin e blerjeve duke e rritur nga 220 milionë Euro në 300 milionë Euro kufirin e blerjeve.

Deri më tani Banka Qendrore ka blerë në tregun e brendshëm 188 milionë Euro, ndërkohë që rreth 130 milionë Euro të tjera parashikohet të blihen deri në fund të vitit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit