Home Aktualitet Evi Kokalari:...

Evi Kokalari: Do të dorëzoj padi ndaj Salianjit në SPAK

255
0

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari do të depozitojë të hënën një padi në SPAK kundër deputetit demokrat, Ervin Salianji. Ajo shkruan se shkak janë bërë deklaratat e Salianjit gjatë një debate televiziv, të cilat i konsideroi “shpifëse dhe ofenduese”. Për të ky është degjenerimi i kryesisë aktuale të PD-së.

Postimi i plotë

Kjo padi ndaj Ervin Salianji do të depositohet në SPAK ditën e hënë. Ky është niveli i deputetëve në Shqipëri, njerëz që nuk ju bën përshtypje fare kur dalin në TV dhe shpifin pa asnjë problem. Ndërkohë, analist si Alban Dudushi nuk do ti sulmojnë, paçka që Saljani ishte një nga të dashurit e Gridës kur Grida ishte e martuar me fëmi. Ky është degjenerimi për të cilin flas këto ditë. Ky është degjenerimi i kryesisë aktuale të PD-se që do marrë fund në #11dhjetor.

“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë (OFENDIM), një që ka gjithë elementët e skizofrenisë (OFENDIM) dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, (OFENDIM) nuk bën dot.

Kokalari është një emigrante e papunë, (SHPIFJE), e vetmja lidhje që shoh është që bashkëshorti i vet i përfshirë në partinë Agimi i Artë (SHPIFJE), i financuar plotësisht nga qarqe antishqiptare (SHPIFJE), po tenton të sjellë njerëz dhe të influencoj edhe në Shqipëri tek njerëz të cilët janë non-grata për të çuar Shqipërine në përplasje me Shtetet e Bashkuara (SHPIFJE).

Pra, në çdo element, të mos themi pastaj, që janë njerëz që në kohën e komunizmit kanë pasur mbiemrin Hoxha (SHPIFJE) për ti bërë qejfin, po themi Enverit , në kohën tjetër e ndërrojne (OFENDIM) dhe mirë që se kanë bërë Berisha, e me një mbiemër të nderuar pastaj të themi. Janë njerëz më shumë se të shpifur (OFENDIM), nuk kanë asnjë kontribut në PD.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit