Home Aktualitet Familja e pol...

Familja e policit të vrarë në Kosovë: Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh

41
0

Familjarët e Afrim Bunjakut, efektivi që u vra nga sulmi i një grupi të armatosur në veri të Kosovës, pohojnë se i afërmi i tyre ra në krye të detyrës, në mbrojtje të integritetit territorial të vendit. Për ta të vdesësh për Atdheun është njësoj sikur të rilindësh përsëri.

”Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri. Të nderuar miq, të dashur familjarë, Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë.

Familjari jonë AFRIM BUNJAKU , Toger në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit. E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e familjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit