Home Aktualitet Familja ngrit...

Familja ngriti dyshime, Prokuroria e konfirmon: I vrari është Arben Lleshi! Kush do ta varrosë?

34
0

Prokuroria e Elbasanit ua ka provuar edhe shkencërit familjarëve se i vrari më 15 dhjetor të vitit të kaluar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin është Arben Lleshi.

Familjarët refuzonin të tërhiqnin trupin nga morgu, duke pretenduar se ai nuk ishte Arben Lleshit, por akt-ekspertimi me ADN ka shuar tashmë të gjitha dyshimet. Verifikimi është bërë përmes gjurmëve të gishtërinjve, dhe pas kësaj Prokuroria e Elbasanit i ka nisur rezultatet IML-së që të njoftohen familja Lleshi nga fshati Rukaj i Burrelit për konkluzionin shkencor.

Tashmë po pritet përgjigjia e tyre, nëse do të paraqiten në morg, për ta tërhequr trupin për ta varrosur apo jo. Edhe në këto rrethana që ndodhet çështja aktualisht, nëse familja mund të refuzojë sërish, varrimi do të kryhet nga Bashkia e Matit me autorizim të Prokurorisë së Elbasanit.

Burime për mediat bëjnë me dije se familja Lleshi nuk pranon të tërheqë trupin, për shkak se ka marrë sinjale se fisi me të cilin është në hasmëri mund të vijojë hakmarrjen.

Arben Lleshi u qëllua për vdekje brenda burgut nga Sokol Mjacaj një tjetër i dënuar me burg përjetë. Po ashtu i plagosur mbeti Indrit Shaqja. Hetuesit dyshojnë që Mjacaj ka vepruar dhe vrarë bashkëvuajtësin kundrejt pagesës, por nuk ka mundur ende të identifikojë urdhëruesit.

Mjacaj ka dhënë disa dëshmi para hetuesve, por këta të fundit thonë se ai jep alibi jo të besueshme, por po i keqorienton në pistat e hetimit. Viktima Arben Lleshi ishte dënuar përjetësisht për vrasjen dhe më pas djegien e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe në 2012. Pas kësaj ngjarje, familja Lleshi humbi dhe 4 pjesëtarë. Dy xhaxhallarët e Arben Lleshit, Xhavit e Hajredin Lleshi u ekzekutuan përkatësisht në 2013 dhe 2016. Ndërsa u zhdukën dy djemtë e xhaxhallarëve të tij, Artan e Klevis Lleshi, fati i të cilëve edhe sot nuk dihet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit