Home Aktualitet Fatkeqësisht,...

Fatkeqësisht, Taulant Balla ka të drejtë!

955
0

Nga Lindita Kokoli-

Opozita as sot nuk ka prezantuar asnjë emër për kandidat për President. Me sa duket nuk bien dakord mes njeri-tjetrit dhe mundohen të justifikohen se PS-ja e ka fajin. Tani po vjen raundi i tretë dhe më pas në raundin e katërt PS-ja e voton vetëm me 71 vota, pra me votim të thjeshtë.

Enkelejd Alibeaj përsëri insiston se emrin duhet ta propozojë vetëm opozita dhe se opozita do të paraqesë disa emra dhe mazhoranca mund të përzgjedhë vetëm një nga ata që propozon opozita.

Taulant Balla tha se opozita insiston që ta zgjedhë ajo, por pa na lejuar të debatojmë për emrin. Ndaj kjo nuk do të ndodhë, shtoi Balla.

Pra deri me datë 30 maj PS-ja nuk do të propozojë asnjë emër, tha prerë Taulant Balla, duke nënkuptuar se në raundin e katërt do ta zgjedhë vetë mazhoranca.

Në fakt Opozita është turp që del para publikut dhe nuk ka asnjë emër kandidat. Në të vertetë duhet patjetër të dalin me një kandidat potencial dhe me prestigj. Më pas publiku do të gjykojë se kush luan teatër.

Ndaj Balla ka të drejtë të tallet me këtë gjoja opozitë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit