Home KRYESORE Fatmir Mediu:...

Fatmir Mediu: Ata politikanë që kanë patur lidhje me ish-Sigurimin të ikin nga politika!

1771
0

Çështja e hapur nga Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit të Shtetit duket se nuk do të mbyllet kollaj. Politika e nxehtë e ditës po e ndez me tepër këtë temë, aq më tepër që sipas këtij Autoriteti Dojesh flitet për një politikan të lartë.

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur për mediat pas takimit në Kuvend me Lindita Nikollën për t’u informuar lidhur me dokumentet dhe materialet e Autoritetit të Dosjeve për një politikan të lartë me inicialet I.M që ka dosje të Sigurimit të Shtetit.

“Ato figura që kanë qenë të implikuara në të kaluarën të cilët kanë dominuar në pjesën më të madhe në jetën publike e politikë në 30 vjet në institucione të ndryshme mos jenë pjesë e një aktiviteti publik të lartë.

Ngelet për ta vlerësuar. Do flas me kolegët anëtarë të tjerë të grupit e kolegët e opozitës për të marrë një qëndrim më të qartë në raport me çështjen”, tha Mediu.

Koha kur ngrihet ky problem duket se ka indikacion të mirëfilltë politik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit