Home Aktualitet PS mbledh Gru...

PS mbledh Grupin Parlamentar, Çuçi: Sillni në Kuvend hallet e popullit

84
0

Ditën e sotme Partia Socialiste ka mbledhur Grupin Parlamentar.

Kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi i ka kërkuar deputetëve të tij të shfrytëzojnë seancën e sotme plenare për të sjellë në Kuvend problemet e popullit të evidentuara nga zgjedhësit gjatë Javës së Gjelbër.

Lidhur me seancën e ditës së enjte, Çuçi informoi deputetët për interpelancën me Ministrin e Arsimit, si dhe për projektligjet e tjera që pritet të miratohen e që deputetët do duhet të përfshihen në diskutime.

Mes tyre janë projektligji për Albcontrol, dekreti i presidentit për shtetësinë, projektvendimi për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike etj.

Mbledhja vijoi më pas me çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm, që lidhen kryesisht me probleme komunitare apo për projektligje të caktuara.

Kujtojmë që seanca e sotme plenare do të nisë në orën 17:00.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit