Home Aktualitet Fatmira Hajda...

Fatmira Hajdari, mbetet përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë

229
0

Problemet me pasurinë kanë lënë përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë gjyqtaren Fatmira Hajdaraj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatorë dhe anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin e Hajdarit.

Nga seanca e mëparshme u njoftua se Hajdari kishte probleme me justifikimin e pasurisë në vlerën e 60 milionë lekëve. Problematik u konsiderua ndërtimi i një pallati 10-katësh në truallin e familjes pranë banesës së saj në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, prej djalit të saj dhe një shoqërie private.

Sipas KPK, ndërtimi ishte pa leje dhe mbi një pjesë toke që nuk ishte pronë e tyre. Në lidhje me kriterin e figurës, ajo vlerësohet e papërshtatshme me argumentin se nuk kishte deklaruar faktin se i ishte refuzuar viza për në SHBA. /A2CNN/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit